12/21/2025 1:33:10 PM

Kërkohet anulimi i konkursit për drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, shkak parregullsitë

Duhet të lexoni

Një grup i shoqërisë civile ka bërë thirrje që të anulohet procesi rekrutues për drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë, për shkak të paligjshmërisë dhe të shkeljes së parimeve.Nëpërmjet një reagimi publik të hënën, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) thanë se konkursi i shpallur është në kundërshtim me kërkesat e përgjithshme formale për nivelin e arsimimit të kërkuar.

“Nga analiza e bërë konkursit të shpallur është vërejtur që ky konkurs është në kundërshtim me kërkesat e përgjithshme formale sa i përket arsimimit të kërkuar. Kjo për faktin që Rregullorja shprehimisht thekson se niveli i arsimimit duhet të jetë Diplomë/a e arsimit të lartë me së paku 4 vite të studimeve, ndërsa në konkurs është vetëm ‘diplomë e studimeve universitare ose ekuivalente me to…’, gjë që nuk i përjashton nga përzgjedhja edhe kandidatët që kanë bachelor me 3 vite studimi”, thuhet në komunikatë.Organizatat thanë se shkelje edhe më serioze është çështja e përvojës së punës, ku sipas Rregullores, kërkohen të paktën 8 vjet punë profesionale, e në konkurs kriteri është zvogëluar për së paku 5 vjet.

“Mospërmbushja e kërkesave të përgjithshme formale sa i përket arsimit të kërkuar dhe përvojës së punës ëstë shkelje e rëndë e cila e bën të paligjshëm të gjithë konkursin dhe procesin, i cili supozohet të zhvillohet në bazë të tij”, thuhet tutje në reagim.

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka thënë se janë të shqetësuar për situatën në lidhje me emërimet e larta në Ndërmarrjet Publike qendrore dhe lokale.

“Partnerët tanë të OJQ-ve kanë reaguar dhe kanë ngritur me ne tri raste specifike që mund të shkelin ligjin. Ka raste të tjera shqetësuese, duke përfshirë ato në proceset e vazhdueshme të rekrutimit. Presim që Qeveria në nivel qendror dhe lokal të përgjigjet dhe të rikonfirmojë përkushtimin e saj ndaj emërimeve të cilat e mbajnë politikën jashtë institucioneve publike”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebok

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate