1/31/2026 7:22:33 AM

PDK feston me shqiptarët në Zvicër, Krasniqi: Të bashkohemi për zhvillimin e Kosovës

Duhet të lexoni

Mërgata shqiptare në Cyrih të Zvicrës ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Pasditen e së dielës, shqiptarët nga diaspora kanë marrë pjesë në organizimin e degës së PDK-së në Zvicër. Nga të njëjtit u kërkua që të bëhen bashkë për ta rikthyer Kosovën në binarët e sigurt të zhvillimit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha para shumë bashkatdhetarëve se është shumëfishuar numri i mbështetësve të PDK-së.

“Diasporën tonë dhe Partinë Demokratike, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e rrugëtimi i përbashkët. Dhe kjo është manifestuar pikërisht këtu në Zvicër, prej ku liderët tanë Hashim Thaçi e Kadri Veseli, bashkë me ju, kanë punuar për ta ngritur UÇK-në, e përmes saj, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Krasniqi para mërgatës shqiptare.

Krasniqi shtoi se në përvjetorët e pavarësisë, është borxh të kujtohen brezat dhe gjeneratat përmes së cilëve u hapen shtigjet e lirisë.

Nga aty, Krasniqi ka kritikuar edhe pushtetin aktual në Prishtinë, ku tha se të njëjtit po hezitojnë edhe të përmendin emrat e ish-krerëve të UÇK-së.

“Situata ditore politike dhe pushteti, shpesh di të na e errësojë edhe arsyen dhe gjëra të tilla ndodhin e po ndodhin edhe sot te pushtetarët tanë, por, unë dhe ju të gjithë e dimë, se të vërtetën e historisë sonë, nuk mund ta errësojë kurrfarë lakmie, e as kurrfarë pushteti. Dhe kjo e vërtetë është se as 17 shkurti i 2008-tës si datë, e as shpallja e pavarësisë si ngjarje, nuk kanë kuptim pa nderuar përpjekjen titanike të presidentit, ish-kryetarit tonë, e ish-udhëheqësit të UÇK-së, Hashim Thaçit. Ai është fytyra e Kosovës moderne, të lirë, të pavarur e sovrane, dhe këtë gjë e ka shënuar historia e s’mund ta ndryshojë askush, kurrë dhe me asgjë. Edhe sot, përderisa pushtetarët në Kosovë hezitojnë t’i përmendin edhe kur kemi festë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, po e vazhdojnë betejën për nderin e Kosovës, për të vërtetën tonë kombëtare dhe për nderin e luftës sonë të drejtë për liri e pavarësi”, theksoi Krasniqi.

Lideri opozitar ka ftuar diasporën që përmes PDK-së, të kontribuojnë në rikthimin e Kosovës në binarët e sigurt të zhvillimit.

Prandaj, në këtë përvjetor të 15-të të pavarësisë, ju ftoj që të bëhemi bashkë, si bashkëkombës e bashkëpartiakë, që të lidhemi edhe më fort dhe që së bashku e të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, të punojmë pa u ndalë për ta rikthyer Kosovën në binarët e sigurt të zhvillimit. Uroj shumë që çdo ditëlindje e shtetit tonë, të jetë edhe ditëlindje e një Kosove më të qeshur, më të hapur, më të drejtë e më të dashur, për ju e për gjithsecilin”, ka vijuar Krasniqi.

Edhe kryetari i degës në Zvicër, Ragip Xhaka ka përmendur prirësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që janë duke u mbajtur në Hagë.

“I përshëndes familjarët e dëshmorëve dhe lirimin sa më të shpejt të liderëve në Hagë”, ka thënë shkurt babai i Granit Xhakës.

E udhëheqësi i komisionit për mërgatën, Elmi Reçica tha se PDK gjithmonë ka pasur prioritet shtetin, e më pas partinë.

“Pa mbështetjen e këtij shteti, pa strehimin e njerëzve nga ky shtet, do ta kishim edhe ne si të pamundur synimet tona. Dua të përshëndes kryetarët dhe veprimtarët e PDK-së që kanë ardhur nga Suedia, Parisi, Mynheni, Italia dhe shumë vende të tjera…PDK po fuqizohet që në radhë të parë të jetë shteti”, tha ai.

Ndërkaq, drejtori për Siguri, Mjedis dhe Energji, Reto Nause tha se Zvicra është krenare me miqësinë që ka me Kosovën dhe popullin e saj.

Ai shtoi se falë talenteve të shkëlqyeshme të të rinjve shqiptarë në futboll, Zvicra krenohet dhe ka suksese.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate