Kryediplomati europian, Josep Borrell, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vucic në Konferencën e Mynihut, shkruan Gazeta Metro.
Borrell ka diskutuar për nevojën për të avansuar në Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe rëndësinë e harmonizimit të Politikave të Përbashkëta të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian.
“Të dyja janë kyçe për rrugën e Serbisë në BE”, ka shkruar Borrelli në Twitter.
Kujtojmë që kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vucic do të takohen me 27 shkurt në Bruksel.