1/25/2026 9:30:09 PM

Presidentja Osmani sot mban fjalim në Konferencën e Mynihut

Duhet të lexoni

Në Mynih, liderët botërorë po takohen në Konferencën e 59-të vjetore të Sigurisë. E gati një vit pas fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, do të diskutohet mbi sigurinë dhe mbrojtjen globale, teknologjinë dhe qëndrueshmërinë, përcjell albinfo.ch.

E pjesë e këtij eventi shumë të rëndësishëm do të jenë edhe përfaqësuesit më të lartë të Kosovës. Në Munih tashmë kanë ‘zbarkuar’ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Por, fjalim para liderëve botërorë sot pritet të mbajë vetëm presidentja Osmani.

Në agjendën e publikuar, Osmani do të mbajë një fjalim rreth grave, paqes dhe sigurisë në një panel së bashku me zëvendëspresidentin e Kolumbisë, Franica Marquez.

Fjalimi do të mbahet më 18 shkurt, nga ora 11:30-11:15.

Drejt Gjermanisë ka udhëtuar edhe Kurti. Ai nuk do të ketë fjalim në konferencën e Mynihut, por nga kryeministria bëjnë të ditur se Kurti takim do të ketë me liderët shtetërorë, pjesmarrës në këtë konferencë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë”, u tha të premten mbrëma në njoftimin e kryeministrisë.

Çka ndodhi dje në Konferencën e Mynihut?

Konferenca e 59-të, vjetore e Sigurisë së Mynihut (MSC) filloi të premtën e 17 shkurtit në Mynih, me mbledhjen e liderëve botërorë, që do të diskutojnë për sigurinë globale, mbrojtjen, teknologjinë dhe qëndrueshmërinë, duke e mbajtur fokusin në pushtimin rus që vazhdon ende në Ukrainë.

Krahas shumë liderëve botërorë dhe evropianë, në Konferencë morën pjesë Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez, Emanuel Macron, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e të tjerë figura të rëndësishme të politikës botërore.

Në fjalën e tij, përmes një video-adresimi Zelenskyy i bëri thirrje udhëheqësve perëndimore të shpejtojnë ndihmën ushtarake për Ukraninën.

“Nuk ka rrugë tjetër veç dërgimit të këtyre armatimeve. Nga shpejtesia e dorëzimit të tyre varen jetë njerëzish”, tha ai.

Në Konferencë ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak, senatori amerikan, Jeanne Shaheen, zëvendëskryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë Thomas Erndl, Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së Majlinda Bregu, deputeti i Bundestagut gjerman, Robin Ëagener, Drejtoresha e Qendrës së Gjenevës për Politika të Sigurisë Thomas Greminger, Zëvendës Presidente & COO Shoqëria e Hapur Sandra Breka, ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic etj.

Në dy ditët e ardhshme, Konferenca e Sigurisë në Mynih 2023, do të shërbejë si një platformë për debatet e nivelit të lartë, mbi sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë të kohës sonë, ku do të jenë prezentë të tjerë liderë të rëndësishëm botërorë, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, Kamala Harris, Nënkryetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rishi Sunak, Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut e të tjerë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate