1/24/2026 4:40:17 AM

Ftesa për Berishën shkatërron festën e Ambasadës së Kosovës në Tiranë

Duhet të lexoni

Ambasada e Kosovës në Tiranë organizoi më 15 Shkurt pritjen e saj zyrtare me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

Ajo që ra në sy në pritje, ishte mungesa e shumë ambasadorëve të perëndimit në Tiranë dhe politikanëve të rëndësishëm shqiptarë, përveç Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili pas kësaj do nisej për vizite zyrtare në Kosovë.

Një protokoll i tillë nuk është parë kurrë gjatë këtyre 15 viteve. Dhe shkaku duket se ka qenë vetë protokolli i Ambasadës.

Nën udhëzimet e ministres Gërvalla, ambasadori i Kosovës në Tiranë Skënder Durmishi, ka bërë të njohur gjithandej se ndryshe nga Ambasadat e tjera të perëndimit, ai e ka ftuar Sali Berishën në pritje, si kreu i Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.
Kjo megjithatë, ka shkaktuar reagime tek shumë diplomatë të perëndimit në Tiranë, të cilët nuk duan të kenë kontakte me Berishën. Sidomos kjo, sa i takon Ambasadës amerikane, vend në të cilin Berisha është i përcaktuar si i padëshiruar nga Departamenti i Shtetit (non grata).

Në pritje pikërisht, mungoi Ambasada e SHBA-vë, një gjë e paprecedente në historinë e raporteve të Amerikës me Kosovën.
Më tej munguan shumë ambasadorë të Perëndimit përveç atij të Gjermanisë, Austrisë dhe Britanisë së Madhe, të cilët ndoshta nuk kishin informacione për ftesën e bërë ndaj Berishës.

Nga ana e vet ndërkaq, as Berisha vetë nuk ka marrë pjesë në festën e organizuar, pasi ka pasur drojën se mund të “poshtërohej” dhe do ishte i izoluar në ngjarje, duke mos i folur kush.

Por edhe pa shkuar, dëmin ai e shkaktoi!
Mjaftoi ftesa zyrtare e Ambasadës së Kosovës që ai të shkatërronte festën e saj dhe të bënte që të braktisej edhe Kosova për shkak të tij.

Prej kur është shpallur non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, Sali Berisha nuk ftohet nga asnjë ambasadë e Bashkimit Evropian, apo nga ajo amerikane dhe nuk merr pjesë në asnjë aktivitet të tyre.

Me sa duket udhëzimet politike të ministres Gërvalla dhe Qeverisë Kurti, të cilët duan të bëjnë politikë me Kosovën, ja arritën ta izolojnë atë në kryeqytetin e shqiptarisë, Tiranë, nga Perëndimi, vetëm për shkak të një emri: Sali Berishës.(Albaniapost)


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate