1/23/2026 2:39:44 AM

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, Specialja i vazhdon paraburgimin Thaçit

Duhet të lexoni

Kërkesa e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi për rishikim të vendimit për vazhdimin e paraburgimit është refuzuar sot nga gjyqtari Charles L. Smith.


“Gjykata urdhëron vazhdimin e paraburgimit për Thaçin”, thuhet në vendimin që është nxjerrë sot e që përputhet edhe me ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në vendim janë përmendur disa karakteristika për të cilat thuhet se janë arsye pse duhet të vazhdohet paraburgimi për Thaçin.

Këtu sipas Speciales përfshihen “ndikimi dhe autoriteti i Hashim Thaçit, njohuritë për akuzat dhe provat kundër tij dhe gjithashtu mundësia për një dënim me burgim të gjatë”, “rrezikun që Thaçi do të pengonte procedurat e Gjykatës Speciale”, “rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihmës për krime të mëtejshme”, “faktin që masat kufizuese për lirim nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet”, “peshën dhe kompleksitetin e akuzave kundër Thaçit” dhe “progresin që vazhdohen të bëhet drejt fillimit të gjykimit e ku kanë mbetur më pak se gjashtë javë”.

Kujtojmë se Thaçi dhe të tjerët u dërguan në Hagë në nëntor të vitit 2020.

Që nga atëherë të gjitha tentativat ligjore të mbrojtjes së të akuzuarve për lirim me kusht, janë refuzuar nga kjo gjykatë.

Tani më të dënuar me ka mbi 4 vite burg janë Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Gjithashtu edhe eprori tjetër i UÇK’së, Sali Mustafa është dënuar me 26 vite heqje lirie.

Gjykimi ndaj Thaçit zyrtarisht pritet të filloj më 18 mars të këtij viti.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate