1/19/2026 10:11:21 AM

Krasniqi uron 15-vjetorin e pavarësisë: Liria e Kosovës i ka rrënjët në Prekaz

Duhet të lexoni

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz, prej ku ka kujtuar jetën dhe veprën e të gjithë atyre që dhanë gjakun për lirinë e vendit si dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.

Krasniqi ka uruar 15-vjetorin e pavarësisë nga Prekazi historik, duke thënë se pikërisht aty i ka rrënjët liria e Kosovës.

Jemi sot në ditën më të shënuar të popullit të Kosovës, në ditën e pavarësisë të shtetit tonë, në Prekaz, pikërisht në Kompleksin Memorial të familjes Jashari, sepse liria dhe pavarësia jonë kuptimin e plotë e merr pikërisht këtu, në vendin ku i ka rrënjët liria e Kosovës. Sot dhe çdo herë, i kujtojmë me epietet të gjithë dëshmorët e luftës të UÇK-së, të gjithë invalidët, veteranët, dhe të gjithë njerëzit që kanë sakrifikuar në rrugën e lirisë sonë”, tha ai.

Ai kujtoi edhe ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, për të cilët tha se i mungojnë Kosovës veçanërisht në ditë të shënuara si kjo.

“Padyshim në këtë ditë të madhe na mungojnë themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së, në mënyrë të veçantë Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe të tjerët, që sot edhe pse fizikisht i kemi larg, duke u ballafaquar me betejën e fundit të luftës sonë të lavdishme, me të vërtetë i kemi në zemër çdo moment. Gëzuar ditën e pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës, e paqim Kosovën tonë për jetë dhe mot”, tha Krasniqi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate