1/17/2026 1:02:54 PM

Ministrja Haxhiu deklarohet pas akuzave nga Haki Abazi: Mos të fshihet, le të shkoj në Prokurorinë Speciale

Duhet të lexoni

Ministrja tha se para se të dalë në një konferencë për media e të bëjë akuza të tilla, Abazi duhet të shkojë në Prokurori.

“Së pari para se të dalë në një konferencë për media të bëjë akuza të tilla duhet të shkoj në Prokurorinë Speciale.Unë nuk e di për çka deputeti e ka fjalën. Është e rëndësishme që ta njoftojë Prokurorinë Speciale, të bashkëpunojë e mos të fshihet”,deklaroi Haxhiu, transmeton lajmi.net.

Ajo po ashtu tha se edhe siç kanë njoftuar e kanë dhënë deklaratë për institucionet e Kosovës për të gjitha informatat të cilat i kanë.

“Siç kam njoftuar unë dhe zëdhënësi im kemi dhënë deklaratat për institucionet e Kosovës për të gjitha informacionet që i kemi.Çdoherë të do jem e gatshme t’i shërbej drejtësisë”, u shpreh ajo para mediave.

“Menjëherë pasi e kam kuptuar për akuzat e tij nga mediat, kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që të merret me këtë rast, duke pasur parasysh se ky rast është në dorën e Prokurorisë Speciale, dhe është e rëndësishme që dëshmitari i rastit në këtë rast, të jetë deputeti Haki Abazi në këtë proces, pasi ky rast është i ndjeshëm”, ka thënë ajo.

“Këto audio-incizime e video-incizime janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, pyetjet e mia që kam shtuar e diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellur shkarkimi  përbrenda Vetëvendosjes.Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për të sqaruar deri në fund se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari dhe si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë, asnjë.Por ne as si shoqëri as si qytetar individual e as si deputet s’mund të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe duhet të kryejmë punën. Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera e janë zhdukur”,deklaroi Haki Abazi transmeton lajmi.net.

Përpos kësaj Haki Abazi tha se porosia e tij për ministren e Albulena Haxhiu është që të kryejë punën e saj si ministre e cila ka obligim para qytetarëve dhe para deputetëve.

“U thashë se Instituti i Mjekësisë Ligjore ka 24 orë në monitorim kamerat. Dhe thash që Prokuroria duhet ta marrë në pyetje: Albin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiu, Nazlie Balaj dhe Flora Bogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Platforma e VV-së ka qenë drejtësia duhet të dalë në dritë”, përfundoi ai.

Pas këtij deklarimi, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se së shpejti do të intervistohet deputeti Haki Abazi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”,thuhet në njoftimin për media.

Kurse Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj tha se të hënën do të intervistojnë edhe kryeministrin Albin Kurti e ministren Haxhiu./Lajmi.net/

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate