1/16/2026 4:33:14 PM

Avni Dehari-Haki Abazit: Pse heshte deri më sot, po e bën për synime personale

Duhet të lexoni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka akuzuar sot partinë e tij, siç ka thënë se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Sipas tij, Prokuroria Speciale duhet të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj-Bajrami për rastin.

Për akuzat e Abazit për Front Online, Avni Dehari babai i viktimës, Astrit Deharit.

Dehari thotë se nëse Abazi e ka ditur këtë më herët pse ka heshtur deri sot.

 “Rasti i mostrave ka ndodhur më 8.12.2022. Pyetini ata që tash ngritën pse kanë heshtur atëherë dhe pse duan të flasin tani për këtë rast”, deklaron ai.

Ai, thotë se arsyet që po flitet tani për mostrat e zhdukura të Astritit janë vetëm synimet personale.

“Nuk dua të lëshohem në rrafshin e atyre personave që rastin e Astritit dhe çdo rast tjetër e shfrytëzojnë për realizimin e synimeve personale”, u shpreh Dehari për Front Online.

Mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Nga puna  u pezulluan katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë. Teksa Prokuroria atëkohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje./Front Online

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate