12/22/2025 10:09:39 PM

Deputetja e VV’së: S’pranojmë asnjë kushtëzim për Asociacionin

Duhet të lexoni

Lëvizja Vetëvendosje është e palëkundur në qëndrimin kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në partinë e kryeministrit Albin Kurti, thonë se pavarësisht presioneve ndërkombëtare s’do të pranojnë asnjë kushtëzim, megjithëse sipas tyre po tentohet të ndërlidhet liberalizimi i vizave me Asociacionin.

Nga partia në pushtet theksojnë se nuk do të ngutën për dialogun Kosovë-Serbi, pasi konsiderojnë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po tenton të shtyjë përpara agjendën e tij para zgjedhjeve parlamentare atje.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyeseni, thotë për KosovaPress, se kushtëzimet e BE-së dhe Serbisë nuk do të sjellin progres në dialog.

“Ne po kushtëzohemi edhe një herë tjetër me Asociacionin duke u thirr me atë se po e bëtë Asociacionin do të shkoni drejt liberalizmit të vizave, por nuk duhet të harrojmë këtu se vazhdimisht jemi kushtëzuar me liberalizmin e vizave. Ai nuk ka ndodhë as atëherë kur u kushtëzuam me  demarkacion, kështu që nuk duhet ta pranojmë një tjetër kushtëzim, përderisa ne kemi shënuar rezultatet pozitive sa i përket përmbushjes së kritereve. Nëse jemi në rregull që i kemi  pambushur kriteret për t’u bërë liberalizmi i vizave, atëherë pse duhet të na kushtëzojnë me një tjetër çështje që është asociacioni e aq më tepër që po flitet për një asociacion një etnik që është i dëmshme, i rrezikshëm  dhe që ndihmon shumë në defunksionlizimin e shtetit tonë, kështu që ne nuk mund ta pranojmë as këtë kushtëzim as ndonjë tjetër që vjen karshi një teme që ne kemi arritur t’i përmbushim të gjitha kriteret e kërkuara”, thotë ajo.

Deputetja e mazhoracës thotë se ekzekutivi është i gatshëm për të bërë agjendë të përbashkët shtetërore për dialogun me spektrin politik, por jo duke u ngutur dhe duke iu përshtatur interesave të Serbisë.

“Ne jemi për të bërë një agjendë të përbashkët që shërben interesave të shtetit tonë fillimisht edhe që Serbia dakordohet me këtë agjendë dhe të njëjtën ta bëjmë ne me agjendën që bëjnë ata. Por nuk jemi të shtyjmë përpara agjenda që I konvenojnë vetëm njërës palë e jo tjetrës aq më tepër agjenda që e dëmtojnë integritetin, sovranitetin politikat e njërës palë në këtë rast Kosovës. Unë konsideroj që ne nuk do duhej  të ngutemi dhe ta shfrytëzojmë këtë kohë para zgjedhjeve, përkundrazi as nuk është regres sepse nuk jemi duke bërë regres. Përkundrazi jemi duke tregu një qasje krejt ndryshe që jemi të interesuar të shkojmë drejt një progresi  që do të shënohej në dialog duke diskutuar për çështje që palët dakordohen e jo duke përfunduar për çështje për të cilat shkojnë në interesin e njërës palë. Po tregojmë se dëshirojmë të trajtohemi të barabartë, po tregojmë që jemi të përgatitur dhe s’jemi ajo pala e dobët që ka qenë në të kaluren në dialog, që ka qenë e gatshme të nënshkruaj pafund marrëveshje prej të cilave ka përfituar Serbia e jo Kosova”, shton deputetja e pozitës.

Madje ajo nuk i sheh problematike as përplasjet e fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryediplomatit evropian, Josep Borrell.

“Nuk e shoh që doli një dallim sepse këto qëndrime I kemi parë vazhdueshme. Dmth Borrell ka qenë vazhdimisht një shtytës I ngritjes së çështjes se asociacionit brenda dialogut me Serbinë ndërsa pala kosovare vazhdimisht ka thënë se nuk dëshirojmë të flasim për këtë temë. Kështu që unë nuk e pashë si diçka të re por si një konfirmim të kryeministrit Kurti që  për asociacionin një etnik ne nuk do të flasim, me të cilin nuk u pajtua Borrel  që kërkoi zbatimin e tij. Por kjo nuk do të thotë që ne do të bëjmë ashtu sepse ne jemi duke u përfaqësuar prej një delegacioni që i ka prioritetet e veta dhe ka një qëllim që I është rikthyer fazës së re të dialogut”, thekson ajo.

Deputetja Kryeziu-Hyseni, e cila është edhe anëtarë e kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, foli për KosovaPress edhe për koalicionet e mundshme në ekzekutivin atje.

“Ne nuk kemi vendosë për këtë gjë akoma, është diçka që trajtohet brenda grupit punues në qendrën e Gjilanit në koordnim me nivelin qendror të VV-së në Prishtinë por edhe në koordinim me kryetarin ne do të shohim cila është më e mira për qytetin e Gjilanit. Kështu që nuk ka deri më tani  një vendim të prerë se çfarë do të ndodhë, sigurisht do të jemi të hapur të flasim me subjektet e partive politike duke përjashtuar LDK-në megjithatë deri më tani nuk ka një vendim ose qëndrim që thotë se do bëjmë koalicion me këtë apo atë subjekt”, thotë ajo./KP


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate