1/13/2026 5:19:56 AM

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit në IML, Prokuroria Speciale interviston disa persona

Duhet të lexoni

Pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë bërë të ditur se për momentin nuk kanë ende persona të dyshuar në këtë çështje.


Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Sipas tij, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve.

“Ndërkaq, për rastin e zhdukjes së provave në çështjen Dehari, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve. Po ashtu, ju informojmë se kemi ndërmarr veprime konkrete që do të na ndihmojnë në rrjedhën e procedurës të mëtutjeshme hetimore. Për momentin nuk kemi ende persona të dyshuar në këtë çështje”, ka thënë Lutfiu.

Po ashtu, Lutfiu theksoi se janë ende në fazë të hetimeve dhe se siç tha ai nuk mund të japin informata tjera.

“Duke pasur parasysh se ende jemi në fazën e hetimeve nuk mund të japim informata tjera lidhur më këtë çështje”, ka thënë Lutfiu.

Gazeta po ashtu i ka dërguar pyetje Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me këtë rast, por të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në muajin dhjetor të vitit të kaluar kishte treguar se nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), konkretisht nga laboratori i Toksikologjisë ishin zhdukur mostrat  Astrit Deharit.

Në lidhje me këtë lajm, u ndërmorën disa masa, duke u pezulluar nga puna katër punonjës të laboratorit të Toksikologjisë, në IML, të cilët dy ditë më parë u rikthyen sërish në punë.

Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate