Sizmologu kosovar, Shemsi Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Kosovë nuk kishte tërmet, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka bërë të ditur se tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë së liruar dhe përhapjes nëpërmjet valëve sizmike kap distancë deri në 500 kilometra.
”Ju lutemi. Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta. Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km,” ka shkruar ai.
Ndryshe, mediat ndërkombëtare raportojnë se tërmeti ka ndodhur në Rumani diku mbi 5.7 ballësh.
Sipas hartës së publikuar, ky tërmet është dëgjuar edhe në Serbi dhe disa zone të Kosovës. /gazetametro.net
