12/28/2025 7:49:05 PM

Kontrata rekorde me negocim e KEK’ut: 56.5 milionë euro për turbinat e ‘Kosovës B’

Duhet të lexoni

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), këtyre ditëve pritët të nënshkruajë një kontratë shumë të madhe. Kontrata e cila do të jetë në një vlerë prej 56.5 milionë euro nuk i është nënshtruar konkurrencës, por do të realizohet me negocim pa publikimin e njoftimit për kontratë.

Kompania ‘GE Power’ ende po e mbanë të drejtën ekskluzive për bërë ndërhyrjet në Termocentralet e KEK-ut kur bëhet fjalë për miliona euro.

“Modernizimi i turbinave B1 dhe B2 të Termocentralit Kosova B”. Kështu quhet kontrata që do të lidhet në mes të KEK-ut dhe “GE Steam Power Service France Representative Office in Kosovo Dega në Kosovë”.

Në njoftimin për ‘dhënie të kontratës’ që e ka parë Periskopi, nuk është përcaktuar se sa kohë do të zgjasin punimet.

Vlera e parashikuar e kontratës nga ana e KEK-ut ka qenë 55,100,000.00 euro, por kompania e involvuar në negocim nuk e ka pranuar këtë shumë, andaj KEK-u duke ka qenë e detyruar që të rris aq sa ka thënë kompania e cila ka qenë e vetme në konkurrencë. Palët janë marrë veshë për një çmim prej 56,522,000.00 euro. Pra, rreth 1.4 milion euro më shumë se parashikimi i Korporatës.

Sipas përshkrimit të lëndës së kontratës punët që do të kryhen do të jenë: Modernizimi i turbinave përfshin komplet rekonstruktimin e turbinës se presionit te larte (TPL) dhe turbinës se presionit te ulet (TPU) ndërsa turbina e presionit të mesëm (TPM) do t’i nënshtrohet riparimit të zakonshëm kapital të saj.

KEK-u në vazhdimësi ka probleme me turbinat e termocentraleve dhe çdo herë në riparime kontraktohet me negocim kompania e lartpërmendur.

Divizioni i Termocentralit “Kosova B” përbëhet nga dy njësi gjeneruese të njohura si njësia B1 dhe B2. Projekti dhe dizajni i këtij termocentrali është bërë nga një kompani evropiane që në atë kohë quhej “STEIN INDUSTRIE”. Pajisjet kryesore të këtij termocentrali janë të prodhuara po ashtu nga kompani të njohura evropiane, p.sh: Turbogjeneratori (Turbina) nga kompania “MAN” që më pas është transferuar në ALSTOM GmBH.

– Gjeneratori elektrik nga kompania ALSTOM POËER SERVICE nga Franca.– Sistemi i kontrollit dhe komandës (DCS – P320) është nga kompania ALSTOM POËER SERVICE nga Franca.

Dy operatorëve ekonomik GE Power dhe Alstom Power Services edhe pse janë entitete të ndara, realisht janë kompani të lidhura pasi GE Power ka në pronësi kompaninë Alstom Power Services. Andaj, edhe zyrtarë të KEK-ut më herët kanë thënë se kanë qenë të detyruar të lidhin kontratë të negociuar me “GE Power AG” meqë ata janë prodhuesit e turbinës.

“Alstom Power Service -Representative Office in Kosovo”, ka marrë shumë kontrata me negocim nga KEK. Pra, ‘ALSTOM’ është prezent në Kosovë në vazhdimësi që nga viti 1979 pasi që është kompani projektuese e Termocentralit Kosova B, ndërsa në varësi të marrëveshjeve kontraktuale në TC-B gjendet që nga viti 1983/4, nga kur ky termocentral është lëshuar në punë. /Periskopi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate