9/24/2025 12:30:23 PM

Kurti pret në takim ambasadorin e Francës, flasin për propozimin evropian

Duhet të lexoni

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti ka pritur të hënën në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim mes tjerash është folur edhe për propozimin evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca.

“Marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre, dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO, u shpreh kryeministri Kurti”- thuhet në komunikatën për media.

Tutje theksohet se kryeministri e falënderoi ambasadorin Guerot për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, “si në zhvillimin e brendshëm ashtu edhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”.

Të dielën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë në pritje të një takimi të nivelit të lartë në lidhje me dialogun me Serbinë.

Kurti në një intervistë për Euronews Albania e ka quajtur “jetik” vitin 2023 për të bërë marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Jemi në pritje të një takimi të nivelit të lartë. Le ta diskutojmë çështjen e propozimit evropian dhe unë uroj që sa më shpejt të kemi edhe marrëveshje, meqenëse ky vit është vit jetik për ta bërë marrëveshjen. Në vitin e ardhshëm kemi zgjedhje gjithandej dhe fillojnë fushatat prej Kosovës deri në Amerikë”- tha ai.

Kurti ka thënë se është optimist për marrëveshjen me Serbinë, ndërsa ka theksuar se me të nuk mund të ketë marrëveshje në dëm të Kosovës.

“Jam optimist [për marrëveshje me Serbinë], për shkak se është shtuar përkushtimi ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë mund të them që me qeverisjen tonë të këtij dy-vjeçari edhe në Beograd e kanë kuptuar që nuk mund të merren vesh me mua në dëm të Kosovës siç ka ndodhur në të kaluarën”- ka thënë mes të tjerave Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova e pranon propozimin e Bashkimit Evropian i njohur si franko-gjerman.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë pas drekës së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak më 6 shkurt.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate