Qerimi e akuzon Hajrien, bashkëshorten e tij për tradhti, por bëhet fjalë për fshehjen e disa gjërave prej tij dhe jo një akti të mirëfilltë. Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan sqarohet se çifti i të moshuarve ka një problem me fqinjin. Fqinji, Astriti, ngacmon vazhdimisht Hajrien dhe e kërcënon, ndërsa ajo nuk i ka treguar Qerimit.
Qerimi i kërkon llogari për këtë, por Hajria rrëfehet e turpëruar gjestet e pahijshme të fqinjit ndaj saj. Ai ka arritur deri aty sa t’i thojë se ka filmuar momente intime të bashkëshortëve të cilat do t’i postojë në Facbook.
Story ItemPalestina ofron mbështetje të shëndetit mendor për të mbijetuarit nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Story ItemFqinji i filmoi në momente intime dhe i kërcënoi, 78-vjeçari ankohet që s’bën dashuri me të shoqen
Story Item“Zyrtarë të rangut të lartë nuk janë ndjekur penalisht”, VOA: Korrupsioni i përhapur në shkallë të gjerë në Shqipëri
Story ItemAksident i rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin
Story ItemKa qenë në një lidhje me Xhulin e “BBV Kosova”? Noizy i vë pikat mbi “i”
Story ItemShtëpia e Bardhë: Objektet e tjera të rrëzuara, nuk dukeshin si balona kineze
Story ItemNga financat te dashuria/Horoskopi javor 13-19 Shkurt: Shenja që do të marrë lajmin e jetës
Story ItemPlas keq midis Ronaldo Sharkës dhe Greta Gixharit: Njihesh vetëm nga motra me të cilën nuk flet (VIDEO)
Story ItemTërmeti shkatërron qindra shkolla në Siri
Story ItemBerisha: Ndërtesat e tërmetit si kotecë, është vjedhur të paktën 70%
Story ItemThirrja e Berishës për demokratët: Përpiquni të jeni para parlamentit në çdo seancë
Story ItemProtesta e djeshme e opozitës, Berisha: Ishte madhështore, pushtoi mediat e botës
Fqinji i filmoi në momente intime dhe i kërcënoi, 78-vjeçari ankohet që s’bën dashuri me të shoqen
Qerimi e akuzon Hajrien, bashkëshorten e tij për tradhti, por bëhet fjalë për fshehjen e disa gjërave prej tij dhe jo një akti të mirëfilltë. Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan sqarohet se çifti i të moshuarve ka një problem me fqinjin. Fqinji, Astriti, ngacmon vazhdimisht Hajrien dhe e kërcënon, ndërsa ajo nuk i ka treguar Qerimit.
Qerimi i kërkon llogari për këtë, por Hajria rrëfehet e turpëruar gjestet e pahijshme të fqinjit ndaj saj. Ai ka arritur deri aty sa t’i thojë se ka filmuar momente intime të bashkëshortëve të cilat do t’i postojë në Facbook.
Hajrie: Nuk di si të them me një Zot që e dëgjon dhe që e sheh. Bën veprime të padëshirueshme.
Eni Çobani: Çfarë? Si?
Hajria bën gjeste me duar që tregojnë se fqinji zhvishej para saj.
Hajrie: I tund përpara e mbrapa, si të dojë ai. Unë nisem, ai më del mbrapa. Unë shkoj për te kunati, ai më del përpara. Veprime të pa…
Qerim: Çfarë të kam thënë kur të del përpara, pse s’mi ke treguar?
Ardit Gjebrea: Më fal, ai të del përpara dhe çfarë bën?
Hajrie: “Ku vete? K*rvë”. Të kam faj unë ore se unë nuk matem dot me atë se nuk kam fuqi.
Qerim: Nuk i tregon çfarë të thotë ai. Nuk i tregon. Nuk është kjo që ia fsheh burrit? Pse e tregon? Çdo gjë që të thotë në moment, jemi burrë e grua, jemi në këtë moshë tani.
Hajrie: Nuk doja konflikte dhe nuk i bëja shamatë këtij. Ngaqë s’bëja shamatë unë, ai filloi doli hapur pastaj, hipte në kat të dytë e ky e dëgjoi…
Qerim: Pse të arrinte deri atje që unë ta dëgjoja pas shumë kohësh?
Hajrie: Më ka thënë të kam nxjerrë nudo. Po çfarë t’i thosha unë?
Ardit Gjebrea: Çfarë thoshte, të kam nxjerrë…
Hajrie: Po, na ka nxjerrë, na ka hedhur, nuk e di nga dritarja.
Ardit Gjebrea: Të ka nxjerrë nudo?
Qerim: Nudo do iu hedh në Facebook, ka deklaruar para kësaj, i ka prerë rrugën e i ka thënë.
Pas votimit të publikut, i cili i jep të drejtë Hajries për konfliktin me të shoqin në “Shihemi në Gjyq’, Qerimi ka një tjetër deklaratë. 78-vjeçari thotë në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan se prej një viti e gjysmë mes tij dhe të shoqes nuk ka intimitet.
Qerim: Çështë ai që tregon të drejtën kur je në ballafaqim? Po ka një vit e ca s’më afrohet fare, unë në kat të parë, ajo në të dytë.
Ardit Gjebrea: Çfarë mo?
Qerim: Nuk fle me mua. Unë në kat të parë, ajo shkon në të dytë.
Ardit Gjebrea: O Qerim, unë kujtova se the nuk flet, po ti e paske nuk fle. Po pse?
Qerim: Po s’do, ku di unë ç’mendje ka. Unë prandaj e kam thirrur këtu, të tregojë të drejtat të tëra.
Në fund, Qerimi i kërkon të shoqes që të paktën të flenë pranë, por prej saj nuk ka një reagim konkret.