9/21/2025 10:57:58 PM

Laboratorët e drogës në veri, Rizvanolli: Arsyeja që pagesa e rrymës kundërshtohet

Duhet të lexoni

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pasi Policia e Kosovës sot ka shkatërruar tre laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, gjatë operacionit policor të koduar me emrin “Shpata”, i cili është realizuar në tri lokacione.

Ajo është shprehur se kjo është arsyeja pse pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet.

“Kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet, JO nga qytetarët tanë atje, por nga bandat kriminale, biznesi i paligjshëm i të cilave po lulëzon me energji elektrike të vjedhur dhe që janë (të lidhura me) strukturat e kontrolluara nga Serbia dhe trajtohen si heronj në Serbi”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter.

Detaje shtesë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se është shkatërruar edhe laboratori i tretë i drogës brenda ditës së sotme në komunat e veriut.

Ministri i brendshëm, në një status në Facebook, ka thënë se vlera e pajisjeve të konfiskuara arrin vlerën e 2.3 milionë eurove. Ai ka shtuar se profili i personave që ushtrojnë këtë veprimtari kriminale në veri është paramilitarë dhe narkotrafikantë.

“Shkatërrohet dhe laboratori i tretë i drogës Vlera e llogaritur e sasisë së lëndës narkotike dhe paisjeve është rreth 2.3 milionë euro. Profili i atyre që e ushtrojnë këtë veprimtari kriminale në veri të vendit tonë është i qartë: Paramilitarë e narkodilera. Këta po i mbron, mbështet dhe kur ju duhet i orkestron Presidenti i Serbisë Vuciq dhe pas tij ministri i mbrojtjes Vuceviq dhe Petkovic”, tha Svecla në një status në Facebook.

Svecla po ashtu thotë se ata janë personat e që ishin përgjegjës për vënien e barrikadave vitin e kaluar dhe se ata kishin për qëllim të mbronin aktivitetin e tyre kriminale.

“Siç kemi thënë barrikadat e vendosura gjatë muajit dhjetor në katër komunat e veriut të vendit në të vërtetë kanë mbrojtur drogën e jo qytetarët. Kanë mbrojtur grupet e krimit të organizuar dhe jo burrat e gratë të komunitetit serb shtetas të Kosovës. Ato kanë mbrojtur vetëm dhe vetëm fijet e krimit që dërgojnë në ndërtesën presidenciale të Serbisë, aty nga ku Vuciq dirigjon klanet kriminale për paratë e trafikut me të cilat më pas sulmon shtetin tonë në emër të të drejtave të qytetarëve”, tha Svecla.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate