9/16/2025 10:12:09 PM

Cufaj në mediat gjermane: Kurti nuk dallon nga tjerët, institucionet i ka kapur partia, në vend ende sundojnë korrupsioni e nepotizmi, kosovarët po ikin

Duhet të lexoni

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka thënë se Kosova duhet ta pranojë planin franko-gjerman dhe se kryeministri Albin Kurti duhet të pajtohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe sepse Kosova nuk duhet të mbetet pa mbrojtjen perëndimore.

Në një editorial për Frankfurter Allgemeine Zeitung, pjesë të së cilit i ka sjellë DË në gjuhën serbe, Cufaj ka kritikuar Kurtin për kokëfortësi, duke thënë se nuk ka dallim nga paraardhësit e tij në institucionet e Kosovës.

“Këtu ka dy probleme. E para është se Kosova ka frikë se serbët, të cilët kontrollohen politikisht nga Beogradi, mund të kërkojnë ribashkim me Serbinë. Një problem tjetër, nga këndvështrimi im, është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, shkruan Cufaj.

“Pas dy vitesh në pushtet duket se Kurti nuk ka asnjë ndryshim nga paraardhësi i tij. Shqiptarët nga Kosova po emigrojnë masivisht në Gjermani. Korrupsioni dhe nepotizmi ende mbretëron, partia menaxhon institucionet”, thotë Cufaj.

Sipas mendimit të tij, presidenti serb Vuçiq e ka pranuar me druajtje planin franko-gjerman, ndërsa mesazhi i Kurtit – siç e kupton opinioni – është refuzimi i formimit të Asociacionit. Cufaj kujton se Kurti ende këmbëngul se një asociacion i tillë mund të ekzistojë vetëm në rast të njohjes së Kosovës nga Serbia.

“Kjo i bezdis partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht amerikanët dhe gjermanët. Pas dy vitesh në pushtet, Kurti do të duhet të heqë dorë nga të dyja premtimet parazgjedhore. Nuk ka pasur jetë më të mirë për qytetarët dhe Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të mund ta pengojë”, shkruan Cufaj.

“Kosova ka kryeministër kokëfortë, por nuk ka tanke, aeroplanë dhe ushtri të madhe. Vuçiq e ka dhe Vuçiq, siç ankohet Kurti, është krahu i zgjatur i Putinit. Këshilltarët e Scholz, Macron dhe Biden mund t’i përgjigjen se do ta mbrojnë nga Vuçiqi dhe Putini me trupat e NATO-s”.

A i frikësohet Perëndimi Vuçiqit sepse ai është miku i Putinit? Jo. Por diplomatët i bindën politikanët e tyre: do ta shpëtojmë Vuçiqin nga presioni për ta njohur Kosovën de jure, por në këmbim do ta distancojmë nga Putini dhe Kosova do të marrë njohjen de facto nga Serbia. Ky është normalizim. Maksimumi nga minimumi. Me kusht që Kosova t’u japë autonomi serbëve të saj”, thekson Cufaj.

“A duhet që Perëndimi t’i kthejë shpinën Kosovës, për të cilën ka stacionuar mijëra ushtarë për më shumë se dy dekada për të ruajtur paqen e brishtë – vetëm sepse Kurti refuzon një marrëveshje me Serbinë? “Kosova nuk mund të përballojë të qëndrojë pa mbrojtjen e Perëndimit”.

Cufaj tha se diplomatët europianë dhe amerikanë nuk u kujdesën shumë për temën e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë 15 vjet më parë.

“Kishte biseda pafund dhe pak rezultate. Në tavolinën gjeopolitike po shfaqeshin kriza të reja. Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ishin një terren i favorshëm për shifra. Në njërën anë qëndronte Putini me ushtarin e tij besnik në Serbi, ish-ministrin e Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq. Në anën tjetër, Perëndimi me fëmijën rebel Kosovën. Kush kishte dorën e sipërme? Putin, sigurisht. Nëse do të flisnit për Kosovën dhe Serbinë me Angela Merkelin, biseda në fakt do të ishte për Putinin”, shkruan Cufaj në një editorial për të përjavshmen Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Sipas Cufajt, të gjithë u zgjuan kur Putini marshoi në Ukrainë.

“Papritmas Ballkani u bë sërish temë. Më herët në Bruksel ka pasur bisedime të pafundme dhe marrëveshje teknike mes Kosovës dhe Serbisë, 33 marrëveshje të nënshkruara që nuk janë zbatuar. Me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, gjithçka u bë e parëndësishme”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate