9/16/2025 6:23:41 PM

Trajkoviq: Serbët i nxori nga institucionet mafia e Vuçiqit që i kishte “integruar”

Duhet të lexoni

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq “përdori mafinë për të integruar me forcë” serbët nga veriu në institucionet e Prishtinës.

Sipas saj, Vuçiq nuk ka vendosur që serbët të tërhiqen nga institucionet e Kosovës për shkak të interesave serbe, por sepse “mafia nuk mund të përfitonte më”.

Kudo që punonin mafia dhe njësitë paraushtarake, serbët zhdukeshin. Është urgjente qetësimi i situatës së sigurisë dhe më pas dialogu”, tha ajo për mediumin serb “Nova.rs”, transmeton Gazeta Express.

“Dhe atë mafi e udhëhiqte Milan Radoiçiq. Ajo mafi përdori metoda të ndryshme shtrëngimi për t’i bërë serbët të pranonin të ishin pjesë e institucioneve të Kosovës. I detyruan serbët që të bëhen gjyqtarë që betohen para Thaçit, të kenë një forcë policore plotësisht besnike ndaj Prishtinës dhe të nënshkruajnë obligimin e besnikërisë ndaj Republikës së Kosovë në pushtetet lokale”, thotë Trajkoviq.

Ajo thekson se serbëve u është bërë dëm i madh nga kjo sjellje.

“Kur mafia përpiqet të integrojë serbët, përfundon ashtu siç bëri. Në një ditë, kur mafia e ndjeu se nuk mund të fitonte më përmes këtyre institucioneve dhe me një mënyrë të tillë funksionimi, i tërhoqi. Vuçiq nuk i tërhoqi për shkak të interesave serbe, por sepse filloi kontrolli më i madh mbi atë që po bënin. Në veri kanë bërë disa ‘Jovanjica’ si ato të Koluvisë, kështu që u mbyll. Epo, ka pasur punë me kriptovalutat… Në fakt aty nuk ka pasur asgjë të shëndetshme, nëse flasim për zhvillimin dhe përmirësimin e pozitës së serbëve”, thekson Rada Trajkoviq.

Ajo tha se dëshiron të paralajmërojë opinionin se presidenti i Serbisë, duke e sulmuar atë, po përpiqet, siç thotë ajo, sërish t’i ofrojë Milan Radoiçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij si njerëz që do të disiplinojnë serbët në veri të Kosovës dhe do të punojnë në zbatimin e propozimit franko-gjerman.

“Ai tani po e ofron për ta liruar atë nga të gjitha ato që akuzohej dhe dyshohej para gjykatave të Kosovës dhe për të cilat akuzohet nga administrata amerikane. Nëpërmjet Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit, Vuçiq në thelb e shfuqizon Ana Bërnabiqin, sepse ajo është zyrtarisht punëdhënësja e tyre kryesore. Ata janë bërë milionerë dhe është ajo që financon projektet e tyre më fitimprurëse në Serbi dhe falë këtij pozicioni, të dy mund të bëjnë çfarë të duan. Duke shfuqizuar Ana Bërnabiq Vuçiq, në të njëjtën kohë shfuqizon veten e tij – ai është një sistem i lidhur. Në rrethana të tilla më perceptojnë si një person që paralajmëron se mafia nuk duhet të punojë më në procese integruese, sepse nuk është e shëndetshme për popullin tim”.

“Kudo që ka punuar mafia, ku kanë punuar ato formacione paramilitare, aty janë zhdukur serbët. Kur brigadat e Sheshelit dhe kapiten Draganit i mbrojtën serbët në Krajina, kjo përfundoi fatalisht për popullin tonë. Prandaj mendoj se është e nevojshme të punohet me forca të shëndosha dhe normale të serbëve, të cilët do ta zgjidhin thelbin e problemit dhe do të merren me mbijetesën e popullit serb në atë zonë. Besoj se kemi ende kohë për të organizuar jetën dhe cila është e ardhmja jonë”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate