7/16/2025 12:07:57 PM

Azemi i LDK-së: Qeveria po e përdor popullizmin për t’iu hedhur hi syve qytetarëve

Duhet të lexoni

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka thënë se është bërë e zakonshme që popullzimi të përdoret si taktikë për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve nga keqmenaxhimi dhe dështimi i qeverisjes.

Azemi thotë se Qeveria Kurti në vend që të merret me problemet ekonomike e sociale të qytetarëve, përdor retorikë për të nxitur emocionet dhe ndjenjat.

Në një reagim në profilin e tij, anëtari i LDK-së thotë se popullzimi po përdoret për t’iu hedhur hi syve qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Populizmi është bërë një taktikë e zakonshme në dy – tre vitet e fundit për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve nga keqmenaxhimi dhe dështimi i qeverisjes. Në vend që të trajtojnë problemet ekonomike e sociale, kjo qeveri përdor retorikë që tërheq emocionet dhe ndjenjat në vend të fakteve dhe zgjidhjeve që duhet të ju ofroj qytetarëve.

Populizmi shërben si hi për sy për këta që janë në pushtet për t’iu shmangur përgjegjësisë për veprimet, apo më mirë me thëne mosveprimin e tyre. Është thelbësore që qytetarët të informohen drejtë dhe të vlerësojnë në mënyrë kritike premtimet dhe politikat e kësaj qeverie e kështu së bashku të parandalojmë përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes së qeverisjes dhe zhvillimit në vendin tonë.

Edhe pse lufta kundër populizmit është sfidë komplekse, e sidmos këtij që po e shtyn përpara Qeveria në krye me Kurtin, secili prej nesh duhet të sigurohemi që të jemi mirë të informuar dhe kritikë ndaj mesazheve dhe informacioneve që përdoren për përhapje së informacionit të rremë ose mashtruese. Video e fundit e LVV dhe Kurtit në krye të saj e ka mu këtë qëllim, mashtrimin. Pra, në vend që të trajtojnë problemet ekonomike e sociale, kjo qeveri përdor retorikë që tërheq emocionet dhe ndjenjat në vend të fakteve dhe zgjidhjeve.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate