9/19/2025 3:17:15 AM

Opozita e kundërshton shtrenjtimin e mundshëm të energjisë elektrike

Duhet të lexoni

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), gjatë javës që shkoi ka paralajmëruar sërish shtrenjtim të energjisë elektrike. Shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike për këtë vit, po e kundërshtojnë deputetë të opozitës.

PDK e LDK thonë se ZRrE nuk duhet të ndikohet nga politika e Qeverisë. Po ashtu, sipas deputetëve të dy partive, rritja e çmimit të energjisë elektrike është e papranueshme dhe vështirëson jetën e qytetarëve.

Megjithatë, të njëjtit mendim nuk janë edhe deputetët e shumicës. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se nuk pritet që të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike.

“Nuk është në vendimin e ZRrE-së nëse do të rriten ose shtrenjtohet energjia, sepse ka edhe faktor të tjerë. Në këtë rast në kuadër të buxhetit, ne kemi miratuar një shtesë prej 75 milionë euro me donacion të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët në këtë fazë. Duke i parë zhvillimet në sektorin e energjisë, ajo çfarë vërehet është se ka nevojë të kursehet, për arsyeje se ka një zbritje të konsumit falë masave qeveritare dhe ndihmave që ka bërë qytetarët. Por, në anën tjetër ekziston edhe një dy muaj të vështirë që duhet të tejkalohen disi me shpresën që pastaj do të tejkalohet kriza energjetike. Unë nuk pres një rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike”, thotë Muja.

Këtë po e kundërshtojnë deputetët e opozitës, të cilët e konsiderojnë barrë shtesë për qytetarët.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala thotë se kjo është jashtë çdo logjike socio-ekonomike për qytetarët e vendit.“Nëse ZRrE niset nga faktori ligjor, nga faktori real ekonomik, nëse i merr parametrat socio-ekonomik të vendit, nuk besoj që do të ketë ngritje. Por nëse ZRrE bie në ndikimin e politikës së Qeverisë, në atë se çfarë kemi parë se si ka menaxhuar këtë sektor deri më tash edhe është e mundshme ngritja e çmimit. Për ne është e papranueshme, por megjithatë ne po presim vendimin përfundimtar ligjor nga një institucion, i cili kemi dëshirë që të jetë krejtësisht i pavarur në vendimmarrje”, deklaron ai.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku thekson se ndryshimi i tarifave të energjisë elektrike është i panevojshëm.“Është e papërballueshme edhe një herë rritja e çmimit të energjisë elektrike. Duke pasur parasysh inflacionin e lartë në Kosovë dhe qytetarët nuk e dinë se qysh kanë për të përballuar edhe një rritje të energjisë elektrike. Aq më keq tani në kohën kur po përmirësohet koha. Nuk kemi ndonjë dimër shumë të fortë që të ketë reduktime apo ngarkesa shumë të mëdha. Koha është duke u përmirësuar nuk e shoh të arsyeshme që kanë arsyeje për të rritur çmimin e energjisë përderisa pagat janë ende të njëjta”, përfundon Bunjaku.

Ajo paralajmëron diskutim në Kuvendin e Kosovës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate