9/21/2025 2:04:59 AM

Ish-aktivisti i plagosur në protestë: VV s’përfaqëson asgjë nga ajo që ka qenë

Duhet të lexoni

Ramizi i cili ka qenë i plagosur atë kohë, ka thënë se përpos shpalljes së Pavarësisë, nga ajo kohë pak kanë ndryshuar për të mirën e Kosovës.

Ai ka përmendur edhe kërkesat e ndërkombëtareve për themelimin e Asociacionit.

“Sot kanë kaluar 16 vite nga atëherë dhe po mendoj që përveç shpalljes së Pavarësisë pak gjëra kanë lëvizur në kuptimin pozitiv drejtë shtetformimit të Kosovës. Sot pas kaq vitesh në po përballemi me presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit i cili për mendimit tim është një kancer që po tentohet që të instalohet brenda shtetit të Kosovës”, ka thënë ai për EkonomiaOnline teksa përmend edhe fjalët e Kurtit sa ishte në opozitë.

“Po ka ndryshime, ne atëherë kemi menduar që me Serbinë nuk duhet që të negociohet në as një rrethanë statusi politikë i Kosovës. Me Serbinë mund të diskutojmë për çështje teknike siç mund të diskutoj shteti me një shtet. Por kjo ka ndryshua, kryeministri i sotëm para ardhjes në pushtet ka premtuar se ka me zhvillu dialogun me serbet lokal dhe në fund ne kemi parë diçka tjetër. Prej krejt asaj çka nuk ka ndryshu deri në këtë moment është qëndrimi kundrejt Asociacionit dhe unë kisha dashur që këtë qëndrim kryeministri i Kosovës Albin Kurti me qenë konsistont”, u shpreh Ramizi.

Sipas Ramizit, Lëvizja Vetëvendosje e vitit 2007 nga e sotshmja ka dallime thelbësore. Thotë se VV-ja nuk dallon nga partitë që kanë qeverisur me vendin.

“Vetëvendosja nuk përfaqëson asgjë prej trashëgimisë së atëhershme, ka ndryshuar rrënjësisht, thelbsisht, nuk përfaqëson asgjë nga ajo që ka qenë atëherë. VV-ja sot është një parti që nuk dallon as pak nga partitë të cilat kanë qeverisur më herët me Kosovën. Ne jemi dëshmitarë të përditshëm për nepotizmin e paskajshëm që është duke ndodhur në institucionet e Kosovës. Është arbitrar uzurpimi edhe vendosja e militantëve nëpër pozitat kyçe udhëheqëse pa as një kriter”, tha në fund ai.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate