9/23/2025 4:32:41 PM

‘Kredi deri n‘fyt’, kosovarët me mbi 4.3 miliardë euro borxh nëpër banka

Duhet të lexoni

Vlera e kredive që qytetarët e Kosovës kanë ndaj bankave komerciale në vend, kalon shumën e 4 miliardë e 350 milionë eurove, duke shënuar kështu një rritje mbi gjysmë miliardi euro nga viti 2021. Rritje pati edhe tek depozitat.

Pjesa më e madhe e këtyre kredive, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, janë për korporatat jofinanciare me gjithsej 2 miliardë e 689.2 milionë euro, për ekonomitë familjare 1 miliard e 632.3 milionë euro, për korporata financiare 11.4 milionë euro dhe kredi të tjera.

Në anën tjetër depozitat bankare në vitin 2022, arritën në vlerën 5 miliardë 554.6 milionë euro ku 3 miliardë e 646.9 milionë euro të korporatave jofinanciare 1 miliard e 174.8 milionë euro, të korporatave tjera financiare 299.4 milionë euro dhe depozita tjera.

Në vitin 2022 në krahasim me vitin paraprak, vlera e kredive dhe e depozitave ka shënuar një rritje mbi gjysmë miliardi euro.

Në vitin 2021, kreditë ishin në vlerën e 3 miliardë e 748.6 milionë euro ndërsa në vitin 2022 janë mbi 600 milionë më shumë. Edhe vlera e depozitave ishte 4 miliardë e 901.8 milionë euro kurse në vitin 2022 ishte 5 miliardë e 554.6 milionë euro.

Ditë më parë, KALLXO.com raportoi se bankat komerciale që operojnë në Kosovë kanë shënuar rritje të të hyrave në vitin 2022 në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2022 bankat fituan 140.3 milionë euro apo mbi 20 milionë euro më shumë se në vitin 2021.

Të dhënat e BQK-së tregojnë se bankat në Kosovë regjistruan të hyra rreth 370.4 milionë euro, prej tyre 263.3 milionë euro ishin të hyra nga interesi, ndërsa si shpenzime bankat komerciale regjistruan 230 milionë euro, prej të cilave 135.2 milionë euro shpenzime të përgjithshme dhe administrative dhe 26.6 milionë euro shpenzime të interesit.

Si rezultat i kësaj, bankat komerciale vjet, realizuan të hyra neto apo fitim në vlerë 140.3 milionë euro apo mbi 20 milionë euro më shumë të hyra se në vitin 2021.

Për krahasim, në vitin 2021 fitimi i bankave komerciale ishte 117.5 milionë euro.

Norma mesatare e kredive në vitin 2022 ishte 6.3 për qind ndërsa norma mesatare për depozita ishte 2.4 për qind, që paraqet një raport 3.9 për qind kredi-depozita.

Ndryshe, në Kosovë operojnë gjithsej 12 banka komerciale, me gjithsej 200 njësi në territorin e vendit dhe numërojnë 3,781 të punësuar.

Sa i përket pronësisë, 9 nga 12 banka sa janë në Kosovë i përkasin pronësisë së huaj.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate