Nga Policia është bërë e ditur se është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, shkruan Gazeta Metro.
Policia ka raportuar edhe se, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari është ndërguar në mbajtje.
‘‘DHUNË NË FAMILJE Prizren 08.02.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, është thënë nga Policia.