9/18/2025 10:03:46 AM

Sizmologët: Në Kosovë nuk ekziston mundësia për një tërmet të ngjashëm si në Turqi

Duhet të lexoni

Kosova mund të goditet nga tërmete, por jo katastrofike siç është tërmeti i fundit në Turqi, ku kanë humbur jetën mijëra qytetarë.

Sizmologët vlerësojnë se Kosova është më mirë në aspektin sizmik sepse ndodhet më larg pllakave tektonike. Ata shprehin shqetësim për cilësinë e ndërtimeve dhe bëjnë thirrje që objektet e banimit të ndërtohen sipas standardeve.

Pas tërmetit të fuqishëm i cili ndodhi dy ditë me parë në Turqi dhe Siri, Kosova po vlerësohet se mund të goditet nga tërmetet, por jo të kësaj fuqie.

Sizmologu Shemsi Mustafa në një përgjigje për Radio Kosovën tha se në Kosovë nuk ekziston mundësia që të bie një tërmet i ngjashëm si në Turqi e Siri, i cili la të vdekur mijëra persona e mijëra të tjerë të lënduar sepse vendi ynë ndodhet më larg pllakave tektonike.

Mustafa, tha se që objektet e banimit duhet të ndërtohen sipas standardeve dhe të bëhet një vlerësim se sa janë të rrezikuara ato zona nga goditjet e tërmeteve, pasi deri më tani kjo nuk ka ndodhur në një numër të madh të ndërtimeve.

Mustafa, tha se harta e rrezikut sizmik e përcakton se Kosova mund të goditet çdo pesë vite nga tërmetet, me magnitudë prej 5.0 dhe se tërmeti më i fortë në Kosovë ka qenë në vitin 1921, në zonën Viti-Ferizaj- Gjilan, 6.1 shkallë. Sipas tij, janë tri zona me të rrezikuara: zona veriore e Kosovës që e përfshinë nga Mitrovica deri në kufi, zona veri-perëndimore deri në zonën jug-perëndimore që përfshin nga Istogu deri në Prizren, dhe zona jug-lindore që është zona Ferizaj-Viti-Gjilan


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate