9/18/2025 12:42:25 AM

Ministri Mehaj ofron ndihmën e FSK-së në Ukrainë

Duhet të lexoni

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, takoi sot ambasadorët e QUINT-it në selinë e NATO-s, ku nikoqir i takimit ishte ambasadori i Britanisë së Madhe, David Quarrey.

Në këtë takim, ministri Mehaj është shprehur i gatshëm t’i ndihmojë ushtarët e Ukrainës, për t’i trajnuar në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Ndër të tjerash shpreha po ashtu gatishmërinë që si shtet, si Ministri e Mbrojtjes përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës të ofrojmë ndihmë për Ukrainën, duke trajnuar ushtarakë ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme”, ka njoftuar Mehaj në Facebook.

Ndërkaq, në njoftim thuhet se ambasadori Quarrey e ka vlerësuar ndihmën dhe progresin e FSK-së.

“Ambasadori Quarrey e vlerësoi lartë progresin e FSK-së në të gjitha fushat, dhe theksoi faktin që mbështesin Kosovën në rrugën e integrimit në strukturat Euro-Atlantike”.

“Në anën tjetër si ministër shpreha mirënjohjen për kontributin e trupës këshilluese të NATO-së, e po ashtu e bëra të qartë se misionet e NATO-së janë dhe misionet tona, andaj jemi në dispozicion çdoherë të ofrojmë mbështetjen tonë në misione që kanë për qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të shteteve”. /Reporteri.net/.

Njoftimi i plotë:

Nikoqir i delegacionit të Republikës së Kosovës në selinë e NATO-s ishte Ambasadori i Britanisë së Madhe në NATO, shkelqësia e tij, z. David Quarrey.

Në takim me Ambasadorin Quarrey dhe ambasadorët e tjerë të shteteve të Quintit diskutuam rreth situatës aktuale gjeopolitike, zhvillmit të Republikës së Kosovës në sektorin e sigurisë, bashkëpunimin e ngushtë që si shtet e ushtri e kemi me Mbretërinë e Bashkuar, dhe drejtimet ku mund të thellojmë bashkëpunimin, e po ashtu diskutuam për raportin që kemi me NATO-n e KFOR-in, si trupa partnere të FSK-së e organe të rëndësishme këshilluese e mbrojtëse të sigurisë.

Ndër të tjerash shpreha po ashtu gatishmërinë që si shtet, si Ministri e Mbrojtjes përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës të ofrojmë ndihmë për Ukrainën, duke trajnuar ushtarakë ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.

Ambasadori Quarrey e vlerësoi lartë progresin e FSK-së në të gjitha fushat, dhe theksoi faktin që mbështesin Kosovën në rrugën e integrimit në strukturat Euro-Atlantike.

Në anën tjetër si ministër shpreha mirënjohjen për kontributin e trupës këshilluese të NATO-së, e po ashtu e bëra të qartë se misionet e NATO-së janë dhe misionet tona, andaj jemi në dispozicion çdoherë të ofrojmë mbështetjen tonë në misione që kanë për qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të shteteve.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate