9/19/2025 8:22:06 AM

“Serbia po i mbyll lokacionet e dyshuara për varre masive”

Duhet të lexoni

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se kanë arritur që vetëm në një lokacion në Serbi të gjurmojnë në lidhje me personat e zhdukur. Sipas Hotit, shteti serb e ka mbyllur atë lokacion për të cilin dyshojnë se ka mbetje mortore.

Këtë e ka bërë të ditur në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Hoti tha se në Kosovë nuk ka mbetur vend pa hulumtuar për vendet që ka pasur dyshime për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë. Dyshime tha se kanë për territorin e Serbisë, me ç’rast tha se nuk po i lejon shteti serb që të gjurmojnë.

“Nuk ka mbete vend pa u hulumtu dhe gërmuar në territorin e Kosovës. 22 dorëzime i kemi arrit me i bërë familjeve të personave të zhdukur. Kemi krijuar një numër pa pagesë për qytetarët. Si sigurim të informacioneve bashkëpunojmë më ndërkombëtarët, me Kryqin e Kuq Ndërkombëtarë. Ne territorin e Serbisë kemi arrit vetëm në një lokacion. Serbia e ka mbyll këtë lokacion, dhe kemi dyshime që ai lokacion ka mbetje mortore. Ne kemi kërkuar që të qasemi edhe në rajonin e Rashkës edhe Novi Sad. Më shumë se një autobus është dërguar dhe janë vrarë, jemi të bindur se kemi edhe një varrezë të madhe aty”, tha ai.

Hoti tha se Ligji për Persona të Zhdukur është i gatshëm, dhe se është në përfundim, teksa ka thënë se janë në bisedime me Ministrinë e Financave, që në ligj të fusin edhe mundësinë që familjarët e të vrarëve të marrin kompensim.

“Ligji për persona të zhdukur ka shumë vite që është në shqyrtim fatkeqësisht, Ministria e ka rikthy edhe njëherë në Qeveri, dhe ne e kemi hartuar serish. Ne kemi dëgjuar edhe kërkesat nga shoqatat, njëra nga kërkesat është edhe marrja e pensioneve. Ligji për persona të zhdukur nuk i parasheh këto pensione. Nuk parasheh anën financiare, ne jemi në diskutim me Ministrin e Financave, ligjin për persona të zhdukur jemi të gatshëm me e përfundua shumë shpejtë”, tha ai.

E Ahmet Grajqevci, Këshilli Koordinues i Asociacionit Familjarë për Persona të Zhdukur dhe Krime Lufte në Kosovë, i emocionuar kritikoi qeveritë që kanë lënë pas dore familjarët e të vrarëve dhe të zhdukurve në Kosovë.

Ai tha se ata nuk mund të jetojnë me një pension prej 170 euro, dhe se i njëjti duhet të bëhet 260 euro.

“Këshilli koordinues edhe shoqatat kanë punuar me vetëkontribut. Kur analizoj qeveritë është e turpshme, shoqata kanë punuar sot ne nuk e kemi një gazetë që duhet të ishte 27 prilli. Gjendja familjare është e rëndë unë jetoj vetë me 170 euro të veteranit, dhe si mund të jetosh me 170, si mund të arrij të mbijetojmë jo të jetojmë. Është shkelur çdo e drejtë e familjarëve të vrarëve të zhdukurve. Ne kemi kërkuar 260 euro për familje të të zhdukurve dhe të tjerët. Kjo për familjarin është nënçmim. Ne kemi kërkuar me vite atë ligj dhe ende jemi pa një ligj pa familjarët, as në qeveri nuk arrite ta bëjnë të kenë mëshirë për këto familje. Ju deputetët dilni në teren dhe shikoni familjet, nëse nuk keni mundësi ju dërgojë me automjet timin, natën mirë nuk do ta bënit po t’i shihni”, tha ai./Ekonomiaonline


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate