9/16/2025 8:24:23 AM

Kush janë pronarët e 'çantave' me euro? Alda Klosi drejt rrëfimit: E kam tmerr burgun

Duhet të lexoni

Teksa janë mbushur 48 orë nga ndalimi Alda Klosit, ish-drejtoreshës së Ministrisë së Financave dhe Rindërtimit, i është hedhur në tavolinë oferta e prokurorisë për të folur dhe bashkëpunuar me Drejtësinë.

“Ora News” ka mësuar se tashmë qëllimi i prokurorëve të Tiranës, është vetëm zbardhja pronarit dhe burimit real të krijimit të shumës financiare, prej gati 600 mijë euro. Këtë shifër Alda Klosi, e mbante në banesën e saj, ku jetonte në kompleksin “Orion Konstruksion” që ndodhet tek rruga e “Kosovarëve” në Tiranë.

Për këtë çështje që fillimisht u raportua si vjedhje e kryer në bashkëpunim, kanë folur duke bashkëpunuar me prokurorët dy të arrestuarit, Havier Dobi dhe Rozeta Dobi. Pas dëshmisë së nënë e bir, në prangat e policisë dhe prokurorisë, mbrëmjen e të premtes përfundoi dhe Alda Klosi.

Klosi është thirur në ambjent e policisë së Tiranës me preteksin e marjes së një deklarimi rreth shumave të parave. Por teksa ka ngjitur shkallët e policisë dhe ka hyrë në zyrë, Klosit, i është komunikuar arrestimi , pasi prokuroria e çështjes, Mirela Cano, kishte firmosur për zyrtaren një urdhër ndalimi.


E vënë në hetim për tre akuza, mes të cilave dhe ajo e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, Klosi është shfajësuar duke kërkuar ta lironin, duke pretenduar se izolimin në burg e kishte tmer dhe i përkeqësonte shëndetin.

Por prokurorët dhe policia, i kanë kujtuar Klosit që ndalimi i saj nuk kishte si qëllim t’i përkeqësonte shëndetin, por ka si synim të zbulojë origjinin e 600 mijë euro, që mbante në banesë.

Study Looks at When Dogs Should Start Receiving Cancer Screenings
Keep Watching

Grupi i hetimit i ka kërkuar Alda Klosit të flasi dhe bashkëpunojë me organet e hetimit, duke treguar emrat e personave që i çonin në shtëpi, eurot dhe dollarët me çanta e kuti kartoni. Sipas hetuesve një ofertë e tillë me qëllim tregimin e ngjarjes në shkëmbim të pozitës penale, i është bërë dhe dy të arrestuarve Havier dhe Rozeta Dobit, të cilët kanë folur para grupit hetimor duke treguar gjithçka dinin. Tashmë është rradha e Alda Klosit për të dëshmuar.

Çështja e vjedhjes së 600 mijë euro në banesën e Alda Klosit, është bërë mjaft interesante, pasi deri në këtë fazë hetimi ka zbuluar se e gjitha ka qënë një iskenim.

“…ne fillimisht hetuam për vjedhje të pronës private, shtëpisë së zyrtares së dy ministrive të rëndësishme, Alda Klosi. Gjatë hetimit na doli që gjithçka ka qënë një inskenim, me qëllim fshehjen e një shume mjaft të madhe në euro, dollarë dhe lekë.


Tashmë çështja është bërë interesante, pasi kemi dy njerës që kanë bashkëpunuar. Ndërkohë ne po bëjmë maksimumin për të bindur që të bashkëpunojë dhe Alda Klosi…” - deklaroi hetuesi. Pastruesja “ngatërron” prokurorët: E paqartë se kush e ka bërë inskenimin e vjedhjes. Ballafaqim mes Alda Klosit dhe Rozeta Dobit

Synimi i prokurorisë është të shkojë tek pronari i kësaj shume financiare dhe burimi real i krijimit të tyre, duke mos u mjaftuar vetëm në faktin e zbulimit të tre personave që kanë shërbyer për ti fshehur këto euro dhe nga ana tjetër pronari i tyre të lihet pa gjurmuar.

“…nëse Alda Klosi, do pranojë të flasi dhe tregojë të gjithë skemën e fshehjes së eurove dhe dollarëve si dhe pronarin real të tyre, atëherë për ne do ishte më e lehtë të formonin pazëllin e kësaj çështje, duke zbardhur plotësisht misterin…”-deklaroi hetuesi.


“Ora News” shkruan se zyrtarja teksa qëndronte e vetme në dhomat e shoqërimit pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, ka shfaqur probleme me tensionin duke mos u ndjerë mirë nga shëndeti. Në orën 03:00 të natës së të Shtunës, Alda Klosi, është paraqitur me prezencë të policisë në ambjentet e Urgjencës, pranë Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Pasi është mjekuar nga mjekët roje të Urgjencës, ata kanë konstatuar se Klosi kishte tension të lartë, duke i sjellë anomali dhe ç’regullim të imunitetit shëndetësor. Klosi i është nënshtruar disa analizave mjekësore, dhe pas konsultimeve të mjekëve, bluzat e bardha vendosën që Alda Klosi të shtrohej në spital me qëllim trajtimin mjekësor për disa ditë me rradhë.

Shtrimi i Klosit është kryer në orën 10:00 të paradites së të Shtunës në pavionin e Mjekësisë Inerte dhe Hipertensionit.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate