9/15/2025 9:37:52 PM

Mustafa i LDK-së: Kjo marrëzi e tkurr veç Tiranën, assesi Rugovën

Duhet të lexoni

Deputeti i Lidhjes Demokrtike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas ndryshimit të emrit të një segmenti të rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë.

Mustafa Beson se në dekadën e fundit në trojet shqiptare i është dhënë pushtet njerëzve që kundërshtojnë vlerat burimore shqiptare.

“Këtë, ky grup, e bënë duke u thirrur në ideale multi-kulti komuniste të socialistes ndërkombëtare “proletariati përmbi kombin” veçse tash fjalën “proletariati”, me një përdredhje TikTok-u, e kanë zëvendësuar me “populli”. Më interesantja, po këta kaviar komunistë, socialistë sallonesh, janë të lidhur ngushtë me biznesin dhe krihen si metropolitan modern të salloneve evropiane që qëndrojnë përmbi “prapambeturisë së vlerave kombëtare””, – ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, vendimi i kryetarit të Tiranës Erion Veliajt, për ta shkurtuar rrugën “Ibrahim Rugova” e shkurton vetëm kryeqytetin shqiptar.

“Në vazhdën e këtyre përpjekjeve është tash tentimi i Tiranës për të tkurrur emrin e Ibrahim Rugovës duke tkurrur, shkurtuar, rrugën me emrin e tij. Kjo marrëzi e tkurr veç Tiranën, assesi Rugovën, viganin e kombit në mesin e atyre nga Gjergj Katrioti deri te Gonxhe Bojaxhiu”, – shkruan Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Mustafa mendon se e djathta politike shqiptare duhet me doemos të bashkoj forcat.

“E djathta shqiptare, fatkeqësisht, e dërrmuar jo pak edhe nga betejat e brendshme shpirtvogla e shpirtliga, kemi mbetë anash e i kemi parë “seri” këto shkatërrime nga larg. Bashkimi e forcimi ynë është domosdoshmëri e urgjencë”, – thotë deputeti opozitar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate