12/17/2025 6:10:08 AM

ShBA, BE e Walker reaguan për deklaratat e Vulinit për Reçakun, por jo edhe presidentja e kryeministri

Duhet të lexoni

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, ende nuk janë deklaruat për mohimin e ekzistencës së Masakrës së Reçakut, ku mbetën të vrarë 45 kosovarë.

Fjalët e Aleksandar Vulin që Masakra e Reçakut është ‘gënjeshtër’, ka zgjuar vëmendjen e ShBA-së, BE-së dhe të William Walker.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se masakra e Reçakut është e mirë-faktuar dhe se glorifikimi i krimeve të luftës çnderon viktimat.

Mizoritë që ndodhën në Reçak në janar 1999, përfshirë masakrën ndaj civilëve, janë të mirë-dokumentuara. Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe glorifikimi i krimeve të luftës sjell dhimbje për të mbijetuarit, çnderon viktimat dhe përjetëson ndarjet e vazhdueshme që vazhdojnë të pengojnë pajtimin e qëndrueshëm, paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”, deklaruan ata për lajmi.net.

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999.

Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë”, tha Stano për Radion Evropa e Lirë.

Ish-diplomati amerikan, William Walker, deklaroi se përpjekja e zyrtarëve në Serbi për ta prezantuar masakrën e Reçakut si një ngjarje të trilluar, bëhet për shkak se disa zyrtarë aktualë në Beograd kanë qenë të përfshirë në krime kundër popullatës civile në Kosovë.

Disa nga njerëzit që sot janë duke e propaganduar [masakrën e Reçakut] si ‘një gënjeshtër të madhe’, kanë qenë në fakt të përfshirë në fshehjen e saj që nga fillimi. Mendoj se presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, është shembull shumë i mirë. Ai ka qenë ministër i Informimit në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Ai ka qenë pjesëmarrës në vendimmarrjen e asaj kohe”, deklaroi ai.

Edhe Natasha Kandiq ka reaguar. Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për strategjinë e Serbisë për të prodhuar një “histori të re”.

Ajo, për të cilën flet ministri Vulin, është detyrë e tij politike dhe, përderisa është në Qeveri dhe përderisa e ka për detyrë të interpretojë atë që ka ndodhur në të kaluarën, ne nuk kemi rrugëdalje nga kjo klimë që ka çimentuar nacionalizmin ekstremist etnik”, thotë Kandiq.

Ndërsa deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se pohimet e Vulinit për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Pohimet e Ministrit Vulin për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e Presidentit Vuçiq. Heshtje që dëshmon se Vuçiqi pajtohet me Vulinin. Se Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i reagojnë dhe t’i bëjnë para së gjithash presion Vuçiqit, si shef dhe mbrojtës i Vulinit”, ka shkruar Kamberi.

Por, ndaj këtyre deklaratave nuk kanë reaguar as kryeministri, as presidentja e asnjë nga kabineti qeveritar.

/GazetaSinjali/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate