9/18/2025 12:53:02 PM

‘Bëna llaf bëna’: Njeriu i VV’së që u zgjodh drejtor në RTK i thur lavde vetes, i mban ders opozitës pse e kritikoi

Duhet të lexoni

Njeriu i Vetëvendosjes që u zgjodh drejtor i RTK-së, Rilind Gërvalla, ka reaguar edhe njëherë pas kritikave të forta nga opozita, shoqëria civile, mirëpo edhe nga organizatat ndërkombëtare për mediat në lidhje me emërimin e tij, që po konsiderohet krejtësisht politik.

Gërvalla në një postim në Facebook ka gjeneralizuar këto kritika, duke ua dhënë atyre kahjen e një “sulmi profesional” ndaj punës së tij si gazetar, ndonëse për këtë çështje partitë nuk është se kanë pasur ndonjë kontest.

Ai thotë të jetë zgjedhur në formë korrekt e me konkurs.

Miqtë e mi e dinë se unë që prej vjetësh nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik. Natyrisht, kjo nuk dmth se unë ndër vite kam qenë indiferent ndaj historisë sonë të përbashkët. Kosova jonë është një vend i vogël që po ndërton shtetësinë nga fillimi; e pra ky impenjim ka kërkuar angazhime nga të gjithë ne. Të gjithë ne qytetarët e moshës madhore kemi kontribuar ndër vite, në një formë ose një tjetër. Kemi marrë pjesë në lëvizjen studentore, luftën çlirimtare, ashtu si unë, jemi shprehur për politikë, kemi komentuar, kemi votuar, etj. Them se kjo është normale. Ne nuk mund të sajojmë njerëz prej balte për të udhëhequr institucionet tona. Qytetarët e kuptojnë se nuk është e mundshme, e në fakt nuk është as e dëshirueshme, që institucionet të drejtohen nga anonimë pa histori, të cilët nuk kanë investuar veten në sendërtim të demokracisë”, shkruan ai.

Ai ka përmendur edhe bojkotimin që LDK ka thënë se do t’a bëjë transmetuesit publik.

Si drejtor i zgjedhur i RTK-së, unë i siguroj të gjithë krerët politikë se ky institucion, pra Drejtoria nën udhëheqjen time do të respektojë hierarkinë dhe organogramin dhe do të mbajë qëndrim të paanshëm ndaj partive që ndërtojnë demokracinë tonë. Ju mund të kujtoni se na bojkotoni, por ne s’do t’ju bojkotojmë juve”, ka shkruar tutje ai.

Përveç partive, për zgjedhjen e Gërvalles në krye të kanaleve shqip të RTK pati edhe reagime nga organizata ndërkombëtare, mirëpo ato duket se Gërvalla harroi t’i përmendte.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate