11/10/2025 7:33:32 AM

Kaltrin Murati, shqiptari që e ushtron me sukses profesionin e policit në Vjenë

Duhet të lexoni

Profesioni i policit në Austri është një punë e vështirë dhe shpesh shoqërohet me raste të rrezikshme.

Por, jo rrallë policët kthehen në heronj, shpeshherë ata shpëtojnë jetë, ofrojnë mbrojtje, ndihmë dhe e bëjnë Vjenën një nga qytet më të sigurta në botë.

Një nga “heronjtë” shqiptarë, që shërben në policinë austriake është edhe Kaltrin Murati.

Sipas tij profesioni i policit është një prej më humanëve.

“Parimi kryesor në jetën time është t’u ndihmoj njerëzve. Profesioni i policit është një nga profesionet me humane, sepse policët përballen çdo ditë me lloj-lloj vështirësish dhe rreziqesh, vetëm për të shpëtuar jetën e tjerëve apo për t’i bërë njerëzit të ndihen të sigurt në shtëpitë e tyre, në qytet apo kudo që jetojnë”, shprehet Murati.

FOTO: ALBINFO

Polici shqiptar ka lindur në Vjenë, por me prejardhje është nga Tetova. Babai i tij kishte migruar në Austri që në  moshë të re.

Kaltrini shërben në Policinë e Vjenës që nga viti 2015. Gjatë karrierës si polic, ai ka fituar disa mirënjohje për punën dhe sakrificën e tij për të shpëtuar të tjerët, ndërsa në vitin 2020 ishte në garë për të fituar çmimin “Polici i vitit në Vjenë”.

“Aktualisht jam i stacionuar në “Stadtpolizieikommando” në stacionin e policisë në Stumpergasse në qarkun e 6, në Margareten, kurse shërbej në qarkun 4,5 dhe 6. Puna ime është mbikëqyrja e rendit, komunikacionit dhe lëndëve narkotike. Ndërkohë, çdo ditë e më shumë punoj që të ngritëm në nivel më të lartë dhe në funksione udhëheqëse në policinë e Vjenës”, rrëfen Murati

Ndërsa ai shprehet mjaft krenar për rrënjet e tij familjare.

“Unë jam krenar që jam shqiptar. Në përgjithësi në Austri, shumica e shqiptarëve janë mirë të integruar dhe nuk njihemi si komunitet problematik, natyrisht problemet individuale duhet edhe të trajtohen si raste individuale”, thotë Murati. Albinfo.ch

METROPOL MAGAZINE


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate