Të enjten në Drenas është arrestuar një person nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri.
Organet e rendit bëjnë të ditur se njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar, tre fishekë dhe një gëzhojë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.