Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ashtu sikur ministri i financave, është lavdëruar lidhur me vlerën e koeficientit që ishte 105 euro.
Kurti gjatë një vizite në një fabrikë këpucësh, ka thënë se kjo është rritja më e madhe e pagave që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Nga viti në vit ka pasur diku 20 deri në 25 milionë euro rritje të pagave, këtë vit kemi për 105 milionë euro rritje të pagave që është më e madhja që nga paslufta”, ka thënë Kurti.
Sipas tij ky koeficienti prej 105 euro ka ngritur pagat në dy sektorë, siç ka thënë ai në arsim e shëndetësi.