Një person që ishte i prekur me Covid-19, vdiq gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, ndërsa u konfirmuan edhe 18 raste të reja të infektimit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike informoi se gjatë 24-orëve të fundit nga Covid-19 u shëruan shtatë persona.
Raste aktive me Covid-19 janë 62.
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 140 testime për COVID-19. /Lajmi.net/
