12/21/2025 7:15:43 AM

Që nga ardhja e Kurtit në pushtet është ndaluar akademia përkujtimore për Zahir Pajazitin, ndërsa sot bën homazhe

Duhet të lexoni

Që nga ardhja e Albin Kurti në Qeveri, është ndaluar akademia përkujtimore për heronjtë e UÇK’së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ka thënë sot ish-luftëtari i UÇK’së, Latif Gashi, shkruan Gazeta Metro.

Sot është 26 vjetori i rënies heroike të komandantit të UÇK’së, Zahiri Pajaziti me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Mirëpo sipas ish-luftëtarit të UÇK’së, Latif Gashi, që nga ardhja e Kurtit në Qeveri është ndaluar akademia përkujtimore për heronjtë e UÇK’së.

“Turpi ka emër, historia nuk rishkruhet”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq ai ka treguar se akademitë përkujtimore u mbajtën për çdo 31 Janar, nga viti 2008 e deri në vitin 2019.

Ai madje ka publikuar edhe një ftesë të vitit 2019, akademi përkujtimore kjo që ishte nën përkujdesen e presidentit Hashim Thaçi.

“Të nderuar bashkëluftarë dhe qytetarë, ju ftoj të merrni pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Komandantit Zahir Pajaziti dhe eprorëve Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, e cila do të mbahet nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës: Sh.T.Z Hashim Thaçi. Akademia mbahet me 31 Janar 2019 ora 12:00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Nderime për Heronjët dhe luftën e UÇK-së!”, thuhet në ftesë.

Ndërkaq sot presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të Qeverisë, për t’u dukur mirë para publikut, shkuan sot dhe bën homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se vendosën lule të freskëta tek përmendorja e heroit Zahir Pajaziti pas 26 vjetëve që komandanti Pajziti bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë.

Ndryshe më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. /gazetametro.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate