Në një intervistë me një gazetar izraelit ish presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar hollësi të marrëdhënies që kishte me ish kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Megjithëse, siç i ka thënë edhe gazetarit Barak Ravid ‘më ka pëlqyer Bibi, më pëlqen Bibi” ende është i zemëruar me të, transmeton Gazeta Metro.
Portali amerikan Axios raportoi për një intervistë të gazetarit izraelit Barak Ravid, që ka zbuluar se dy politikanët e njohur për hatër mbetje, Trump dhe Netanyahu, qenkan zemëruar mes vete. Trump më shumë.
Mes disa mospajtimeve rreth Akordit të Abrahamit sipas librin e ri “Trump’s Peace: The Abraham Accords and the Reshaping of the Middle East” ajo që e zemëroi presidentin amerikan Trump ishte nxitimi që kryeministri izraelit Netanyahu tregoi në urimin e fitores së zgjedhjeve tani Presidentit Amerikan Joe Biden.
“Nuk kam biseduar me të që nga atëherë. Le të shko le të q***t” ka thënë ai në këtë intervistë ekskluzive.
Trump u ankua se asnjë president amerikam nuk ka bërë më shumë se ai për Izraelin dhe u tradhtua sipas pretendimeve të Ravid.
Kishte më shumë në zemërimin mes tyre sipas Barak Ravid dhe atë rreth Iranit, planeve të Netanyahu për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor dhe dëshirën e Trump për paqe me Palestinezët.
Edhe gjatë kritikave ndaj tij, Trump ka shprehur admirim për të si politikan ka shkruar Ravid. Ai shton se kur ra nga pushteti Netanyahu pas 12 vitesh ai ka biseduar me telefon këtë herë me Trump që tha pak më butë këtë radhë se “Apo mirë, ai më pëlqen por ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë”./gazetametro.net