8/17/2025 4:12:40 PM

Krasniqi: Vendi në ditët më të vështira nga çlirimi, njerëzit duan të ikin

Duhet të lexoni

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi se vendi është në një depresion me njerëz të cilët presin para ambasadave për një vizë për t’u larguar. Sipas tij, Kosova është në ditët më të vështira që nga çlirimi.

Këto deklarata i bëri gjatë Konventës së 7-të të Rinisë Demokratike, ku ftoi rininë kosovare që të angazhohet pranë forumeve të PDK-së për të ngritur zërin dhe për t’u bërë ndryshimi që duan të shohin në vend.

“Jeni dëshmitarë se aktualisht Kosova është në ditët më të vështira të saj që nga çlirimi i vendit. Ekonomia e vendit tonë nuk po zhvillohet, shtetësia jonë p kontestohet, lufta jonë për liri po gjykohet, ndërsa qeveria jonë nuk ka zgjidhje për asnjë nga krizat e njëpasnjëshme që i ka prodhuar vet dhe çka ka sjellë kjo gjendje sot, një frymë depresioni. Familjet kosovare janë në krizë sociale, puna është e pamjaftueshme dhe perspektiva shihet duke pritur për një vizë në ambasada të huaja. Gjendja është e rëndë por duke ju parë juve sot e di që nuk ka gjendje të rëndë që mund ta ndalë vullnetin e juaj për t’i kthyer gjërat mbarë”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi tha se mision i të rinjve por edhe i vet Partisë Demokratike është që të thyejnë këtë depresion dhe të mbjellin shpresën dhe të ardhmen që i duhet këtij vendi.

“‘Ti ki za’ realisht flet për juve individualisht dhe unë e di që ndonjëherë një i ri apo e re në Kosovë nuk e ka lehtë që ta ndiejnë veten që dëgjohet. Por vërtetë dhe e them me bindje secili prej jush ka zërin e brendshëm që është ndikues e në mënyrë të veçantë kur këta zëra tuaj bëhen bashkë, përbashkohen siç jeni përbashkuar këtu sot, padyshim që jo vetëm do të kumbon si zë i fuqishëm por do të jetë zëri që do t’i jap drejtim pozitiv gjithçkaje për të cilën ju dëshironi, ëndërroni e për të cilën ka nevojë vendi ynë sepse përballë një qeverisje depresive ne kemi mision që ta thyejmë depresionin e ta mbjellim shpresën dhe të ardhmen që i duhet këtij vendi”, tha Krasniqi.

Krasniqi bëri thirrje të gjithë të rinjve të PDK-së që të angazhohen pasi janë forca e vetme që mund të ndryshojë Kosovën.

“Për ndërtimin e të ardhmes të cilën ne dëshirojmë të ecim, na duhet shumë punë. Por, rrugën e kemi nisur dhe s’do të ndalemi. Ne do të ecim bashkë e do të jemi bashkë që së bashku ta nxjerrim nga Kosovën në një tjetër nivel. Ne mund ta bëjmë këtë gjë së bashku. Partia Demokratike e Kosovës mund dhe duhet ta bëjë këtë gjë për Kosovën, për t’i hapur rrugë kësaj epoke ndryshimi duhet të nisë brenda secilit prej nesh. Bota po ndryshon, Kosova duhet të ndryshojë. Ju duhet të jeni forca që ndryshon Kosovën. Rinia Demokratike është adresa ndërsa zëri juaj është kauza. Askush më mirë se ju dhe zëri juaj nuk mund ta portretizojë Kosovën që e duam sepse ju jeni e ardhmja e asaj Kosove”, tha Krasniqi.

Gjatë Konventës së shtatë zgjedhore të Rinisë Demokratike pritet të zgjidhen edhe strukturat e reja të këtij forumi. /KP


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate