12/22/2025 5:46:16 PM

Në ndjekje të ëndrrës së fëmijërisë, 70-vjeçari hyn fshehurazi nga kangjellat në stadium për t’u stërvitur

Duhet të lexoni

Gëzimi, një 70-vjeçar nga Berati ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të rrëfyer ëndrrën e madhe që e ka sjellë në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan. Prej fëmijërisë, Gëzimi dëshironte të bëhej futbollist i ekipit kombëtar. Rrethanat i dhanë një formim profesional krejt tjetër në jetë, e bënë të provonte punë të ndryshme dhe ëndrra që bëri realitet ishte të martonte vajzat e tij të veshura me fustan të bardhë.

Pas realizimit të saj, ëndrra e fëmijërisë kishte mbetur në sirtar derisa një ditë, në moshën 60-vjeçare, Gëzimi vendosi të bënte ç’mundej për ta përjetuar sadopak. Ndryshe nga moshatarët e tij që kalonin kohën së bashku, ai iu përkushtua dashurisë së parë, futbollit duke bërë edhe sakrifica.

 

Gëzim: Bleva një top, bleva këpucë, bluze te tregu ku ka aty që shesin dhe futesha te stadiumi.

Ardit Gjebrea: Fshehurazi.

Gëzim: Kuptohet. Fshehurazi se nuk të lë kush, kushtet janë të atilla, një stadium ka Berati.

Ardit Gjebrea: Nga futeshe, nga telat?

Gëzim: Që të arrish diçka, profesor Arditi, çdo gjë është sakrificë. Pa sakrificë, pa vullnet, nuk mund të arrish dot.

Ardit Gjebrea: Po roja të kap?

Gëzim: Po, më kanë kapur, jam larguar.

Ardit Gjebrea: Çfarë kanë thënë?

Gëzim: Nuk lejohet. Dakord. Marr topin, iki.

Ardit Gjebrea: Të nesërmen prapë, kangjellat, në stadium.

Gëzim: Këtë punë bëj.

Ardit Gjebrea: Po gruaja me gocat çfarë thonë?

Gëzim: Sa për gruan dhe për gocat do ndalemi pak.

Ardit Gjebrea: Pse?

Gëzim: “Burrë plak ti vete hidhesh nga ajo”, tha. Po çfarë ke ti moj që hidhem unë? Unë nuk është se vjedh, nuk është se i bie më qafë njeriu. Vete, bëj stërvitje, largohem. Më dëbojnë, iki. Nuk bëj llafe./tvklan.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate