8/14/2025 4:56:19 AM

Petr Pavel, nga ushtar komunist në gjeneral i NATO-s dhe presidenti i ri i Çekisë

Duhet të lexoni

Ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel është presidenti i ri çek. Ai fitoi në balotazh kundër oligarkut populist dhe ish-kryeministrit Andrej Babis.

Republika çeke ka tani një ish-gjeneral dhe ish-kryetar të Komisionit Ushtarak të NATO-s si president. Petr Pavel ka qenë i panjohur deri para pak vitesh për opinionin publik çek, por në zgjedhjet e fundit në vend (27/28.01) ai fitoi rreth 58% të votave. Kundërkandidat ishte oligarku populist, kreu i lëvizjes ANO dhe ish-kryeministër, Andrej Babis. Babis arriti të merrte 42% të votave.

Nga ushtar komunist në NATO

Danuse Nedrudova dhe kandidatë të tjerë properëndimorë. Por disa votues kishin probleme me të shkuarën komuniste të ish-gjeneralit. “Kjo është një goditje për të gjithë viktimat e regjimit komunist”, tha muzikanti i njohur, disidenti dhe ish-ministër për të Drejtat e njeriut, Michael Kocab për radion çeke. Por nuk u vërtetua frika se kjo do të trembte shumë votues prodemokratikë të shkonin në zgjedhjet e balotazhit. Ashtu si edhe përpjekja e Babis, që para raundit të balotazhit pretendonte, se Pavel do ta çojë vendin në luftë, në një kohë që Babis përpiqet për paqen në Ukrainë. Pavel siguroi shumicën në zgjedhje që patën një pjesëmarrje shumë të lartë të votuesve, rreth 70%.

Pavel: “Nuk shoh humbës dhe fitues”

Pavel deklaroi, se detyra e tij e parë është të bashkoj vendin e përçarë nga zgjedhjet. “Nuk shoh në këtë vend elektorat që humb ose fiton. Vlera si e vërteta, dinjiteti, respekti dhe devocioni kanë fituar. Jam i gatshëm që këto vlera të mos i kthej vetëm në presidencë por t’ia kthej edhe republikës përmes shërbimit tim.” Presidentja çeke, Zuzana Caputova erdhi në shtabin zgjedhor që të shtunën në mbrëmje dhe uroi presidentin e ri. “Me ju ka fituar shpresa, se dinjiteti dhe e vërteta mund të jenë të fortë”, tha ajo. Caputova dhe Pavel kanë bërë të ditur, se do të vizitojnë së bashku Kievin shpejt.

Pavel ishte i preferuar i votuesve të rinj. “Një nga arsyet për suksesin e Petr Pavel ishte se ai ia doli të çojë shumë votues në kutitë e votimit, edhe ata që kishin votuar më parë parë për Danusa Nerudovan”, u shpreh Pavel Maskarinec, politolog në Universitetin Jan-Evangelista-Purkyne në Usti nad Labem. Me Pavel ka fituar një politikan proeuropian, properëndimor, proatlantik, megjithë të shkuarën e tij të largët komuniste për një kohë të shkurtër.

Andrej Babis Andrej Babis

68-vjeçari Andrej Babis e uroi Pavel për fitoren. Në lidhje me të ardhmen e tij politike si deputet dhe kryetar i lëvizjes opozitare ANO ai nuk u shpreh qartë. Ekspertët nuk mendojnë se miliarderi do të tërhiqet nga politika. Lëvizja ANO është në sondazhe partia më e fortë aktualisht dhe ka shanse të fitojë zgjedhjet parlamentare pas tre vjetësh./Dw

METROPOL MAGAZINE 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate