12/20/2025 4:28:39 AM

Analistët thonë se për shmangien e zgjedhjeve të parakohshme duhet të dëgjohen ndërkombëtarët

Duhet të lexoni

Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur ditëve të fundit si shkak i mosarritjes së marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë. Analistët theksojnë bashkëpunimin që duhet ta ketë Kosova me akterët ndërkombëtarë.

Analisti politik, Shemsi Jashari në një përgjigje për Ekonomia Online theksoi se ShBA dhe BE-ja e kanë në plan të shtyjnë përpara agjendën për marrëveshjen finale duke dërguar ndërmjetësues në Kosovë.

“E kemi paralajmërimin edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të dërguarit e tyre dhe të BE-së të vijnë në Kosovë javën që vjen dhe kjo tregon që kjo agjendë do të shtyhet përpara”, tha Jashari për Ekonomia Online.

Sa i përket opozitës, Jashari vlerëson se opozita ka marrë vetëbesim kohëve të fundit pas veprimeve të Qeverisë.

“Të gjitha këto telashe që i kemi dhe duket se opozita ka marrë pak a shumë vetëbesim nga kjo dhe një dështim eventual në procesin e dialogut, e që është ndoshta momenti kyç që mund ta rrëzojë këtë Qeveri, e gjejnë vetën të përgatitur për t’i hyrë një garë në zgjedhjet nacionale”, tha Jashari, njohës i çështjeve politike.

Ai theksoi se ajo se çfarë nuk i duhet Kosovës është status quo-ja dhe përmendi dy vendimet që janë në dëm të Kosovës.

Ajo çka nuk i duhet Kosovës është status quo-ja…, vetëm javën e fundit kemi dy vendime të cilat Kosovën e dëmtojnë, siç ishte edhe përjashtimi prej një komisioni në Këshillin e Evropës atje, mandej tërheqja e njohjes prej një shteti”, potencoi Jashari.

Ndërkaq Fidan Ukaj për Ekonomia Online foli për planin franko-gjerman ku tha se nëse ky plan është i garantuar nga ShbBA ne duhet të bashkëudhëtojmë me ta.

“Përderisa garantuesit e këtij plani janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne duhet të bashkëudhëtojmë me ta dhe besojmë në garancat e saj”, tha Ukaj.

Ai gjithashtu tha se roli i opozitës është që gjithmonë të jetë e gatshme për zgjedhje.

“Roli i opozitës është që gjithmonë të jetë e gatshme për zgjedhje të ardhshme”, theksoi Ukaj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate