12/18/2025 6:59:37 AM

Jusuf Thaçi i jep pesë arsye pse është kundër Zajednicës

Duhet të lexoni

Analisti Jusuf Thaçi, ka shkruar pesë arsyet se pse sipas tij nuk duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, apo siç e quan ai edhe me emërtimin Zajednicë.

Ndër pesë pikat sipas tij argumentuese kundër Asociacionit, janë se Zajednica nuk i adreson të drejtat e serbëve e integrimin e tyre, mundësia që një organizëm i tillë të përdoret nga Beogradi, për ta mbytur demokracinë edhe në këto komuna, vetëm e vetëm që të luftohet shteiti i Kosovës, izolimi në vetvete i serbëve është një problematikë tjetër sipas Thaçit, e prishë rendin multi-etnik të Kosovës si dhe arsyeja e pestë sipas tij është raporti i Serbisë i ngushtë me Rusinë, e që sipas tij nuk duhet t’i realizohen kërkesat në këtë formë.

Shkrimi i plotë i Thaçit:

Ja pse Zajednica/Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk duhet të themelohet/zbatohet assesi:

1. Qe 10 vjet flitet për Zajednicën në Kosovë. Megjithatë ende nuk e kemi dëgjuar asnjë argument të vetëm, as nga vendorët e as nga ndërkombëtarët, se si i adreson Zajednica të drejtat e serbëve në Kosovë apo integrimin e tyre. A e dini pse nuk kemi dëgjuar asnjë argument të tillë?! Përgjigjja është e qartë: sepse Zajednica nuk kërkohet për të adresuar të drejtat e serbëve të Kosovës apo për integrimin e tyre në Kosovë, por kërkohet nga Serbia si levë kontrolli mbi funksionalitetin e Kosovës dhe si instrument destabiliteti në Kosovë, kurdo që i duhet Serbisë.

2. Rreziku më i madh nga Zajdenica është që ajo në fillim, e shkruar në letër, edhe mund të mos duket e mos të tingëllojë aq problemarike dhe e rrezikshme. Por, duke e njohur mendësinë dhe qëllimet e shtetit serb karshi Kosovës, duke e parë shembullin e Bosnjës, si dhe duke e parë se si Serbia edhe deri më tani, edhe pa e pasur Zajednicën fare, gati çdo ditë shkakton probleme në Kosovë duke i manipuluar, joshur, frikësuar, kërcënuar e detyruar serbët e Kosovës (cenim të sigurisë, cenim të ligjshmërisë, bllokim të lëvizjes së lirë, mbytjen e demokracisë në komunat ku jetojnë serbët, bllokada në kuvend, bllokada në qeveri, etj.), atëherë mund të parashikohet shumë lehtë se si do të përdoret Zajednica nga Serbia për bllokimin e funksionalitetit dhe për destabilizimin e Kosovës.

3. Të gjithë, vendorë e ndërkombëtarë, e dinë se Zajednica nuk e zgjidhë as problemin e integrimit të serbëve në Kosovë e as problemin mes Kosovës dhe Serbisë. Përkundrazi, Zajednica veçse do ta izolonte edhe më shumë komunitetin serb në Kosovë, ndërsa problemin mes Kosovës dhe Serbisë veçse do ta zgjaste dhe do ta përkeqësonte. Për pasojë, Zajednica do të ishte veç një trampolinë drejt një mini-shteti serb brenda Kosovës dhe pastaj në një të ardhme afat-mesme edhe ndarje e Kosovës (potencialisht edhe përmes luftës së armatosur).

4. Kosova është ndër vendet më “të pastra” etnikisht në Evropë, me mbi 92% shqiptarë. Megjithatë, shqiptarët janë pajtuar që Kosova të jetë shtet multi-etnik që ju ofron të drejta dhe kompetenca shumë të zgjeruara komuniteteve pakicë. Përveç tjerash, shumicës shqiptare u është mohuar edhe me kushtetutë mundësia për bashkim me Shqipërinë pikërisht duke u thirrur mbi premisën e shtetit multi-etnik të Kosovës. Tani Zajdenicën një-etnike duan të na imponojnë si një “kundër-premisë” të re, por që vlen vetëm për rreth 3-4% të serbëve të Kosovës. Kjo kontradiktë është e papërputhshme, prandaj dhe e papranueshme. Nëse vlen multi-etniciteti, atëherë duhet të vlejë për të gjithë, për shumicën e për pakicën. Nëse nuk vlen multi-etniciteti, atëherë nuk duhet të vlejë për askënd, as për shumicën e as për pakicën, për pasojë Kosova është shqiptare, shtet si gjithë shtetet demokratike që i respekton të drejtat e pakicave dhe që mund e që duhet të bashkohet me Shqipërinë për ta realizuar shtetin-komb, siç e kanë të gjitha kombet perëndimore. E të gjithë e dimë që shtetet perëndimore nuk pranojnë Zajednica brenda vetes.

5. Nisur nga dëshira e nevoja e perëndimit për ta larguar Serbinë nga Rusia dhe nisur nga nevoja që ka perëndimi për të mos i dhënë Serbisë shkas as shkak për provokim të konfliktit në Ballkan, Perëndimi ka vendosur të ushtrojë gjithë presionin e vet mbi Kosovën për ta detyruar atë ta plotësojë kërkesën e Serbisë për Zajdenicë. Plotësimi i kësaj kërkese të Serbisë mbase edhe do të sillte një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por assesi nuk do të ishte zgjidhje e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Perëndimi duhet ta kuptojë që Kosova ka nevojë për zgjidhje, jo për marrëveshje, me Zajednicë, që e stër-zgjatë zgjidhjet dhe e përkeqëson problemin.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate