9/16/2025 10:06:46 PM

‘Jemi në stres’: Mbetet sekret koeficienti i Ligjit të Pagave, hesht Qeveria

Duhet të lexoni

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin publik, mirëpo vlera e koeficientit ende nuk është bërë e ditur. Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se mbajtja e fshehtë e vlerës së koeficientit kaq gjatë nuk është aspak pozitive, ndërsa nga Sindikata e Arsimit (SBAShK) thonë se është e papranueshme që të ketë koeficient më poshtë se 120 euro.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë për KosovaPress se më shumë është diskutuar rreth vlerës së koeficientit gjatë periudhës kur ishin në grevë sesa tani. Sipas tij, punonjësit e arsimit, por edhe të gjithë ata që janë sektorin publik, janë stres nga pritja për koeficientin.

Ai uron që Qeveria e Kosovës të mos zhgënjejë punëtorët e sektorit publik pasi, sipas tij, një punonjës i zhgënjyer është më e rëndë se një grevë.

“Më shumë vlera e koeficientit është përmendur gjatë grevës, ndoshta për të ndikuar tek opinioni, pastaj çështja e koeficientit heshti. Sa i takon vet koeficientit, SBASHK-u është shprehur i kënaqur ngase shumica e propozimeve tona janë përfillur, mirëpo edhe SBASHK-u dhe të tjerët janë në stres, ngase publikimi zyrtar i koeficientit po mungon… Urojmë që qeveria të mos bëjë veprime të cilat do të bënin edhe një zhgënjim dhe acarim të situatës, ngase edhe nëse e përjashtojmë në tërësi grevën në sektorin arsimit dhe të tjerë, shtetit tonë nuk i duhen as mësimdhënës, punëtorë të çerdheve, ngase si të tillë ata që me vite e kanë pritur një Ligj të pagave dhe gjithmonë janë shprehur se me Ligjin e pagave presin ngritje të pagave, ngase një ngritje nuk e kanë parë tani e sa vite. Për shtetin do të ishte shumë më e keqe se greva, punëtorë në sektorin publik të zhgënjyer e të dëshpëruar dhe kur janë të tillë ata nuk do të jenë edhe në nivel të duhur të detyrave të veta”, thotë Jasharaj.

Jasharaj thotë se nga analizat e tyre, si vlerë e pranueshme për koeficient është 120 euro. Sipas tij, çdo vlerë me ulët është e paparanushme dhe do ta kundërshtojnë.

“SBASHK-u që në fillim kur është përmendur gjatë grevës 120 (euro) me ekspertët ka bërë një analizë të koeficienteve dhe të asaj që do të sillte 120 euro dhe ka parë se me këtë vlerë do të ketë një lëvizje të dukshme, jo të madhe, të pagave. SBASHK-u e ka qëndrim se çdo koeficient nën këtë vlerë është shumë i keq dhe i papranueshëm, ndërsa 120 do të ishte ai kufiri, pak më shumë nga ky do të ndodhte që pagat të jenë më dinjtoze dhe më shumë do t’i gëzonin të punësuarit që nga çerdhet deri në universitet. Pra, jemi në pritje dhe e keqja më e madhe është pse qeveria tani e sa kohë pse po e mban të fshehtë…Ne me mundësitë tona do ta kundërshtojmë çdo koeficient nën 120 euro”, thotë Jashara

j.Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku konsideron se mos publikimi i koeficientit, duke mbajtur pezull rreth 350 mijë të punësuar në sektorin publik, po dëmton edhe vet ligjin.

“Është shumë pozitive që është aprovuar një legjislacion i tillë, i cili ka përcaktuar raportet relative nëpërmes vendeve të ndryshme të punës, përmes vendeve të njëjta të punës dhe kjo pse nuk janë publikuar aspektet e tjera të implementimit të këtij ligji, besoj se është mangësi shumë e madhe dhe hap mundësi të madhe për një arbitrarizëm të mëtutjeshëm me pagesa. Mos prezantimi i koeficienteve tregon se neve faktikisht ende nuk e dimë se me legjislacionin e ri a do të kemi rënie të pagave, paga të njëjta apo do të kemi paga më të larta. Pritjet janë e ky raport, jo që ka vendosur raportet mes vendeve të punës por a do të bëjë avancime edhe në kuptimin e rritjës së pagesave. Andaj mendoj se mospublikimi i koeficientit e bënë këtë ligj mjaftë të dëmtuar, dhe tregon për mungesën e një komunikimi, qeveri-popullatë, sepse këtu po bëjnë fjalë për koeficientet e rreth 350 mijë të punësuarëve, kjo pritje mendoj se është e panevojshme”, thotë Sadiku.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë të premtës ka thënë se çështja e koeficientit nuk po mbahet sekret, por janë duke u bërë përllogaritjet e nevojshme.

Kujtojmë që, Ligji i pagave në sektorin publik ishte miratuar në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës më 22 dhjetor të vitit të kaluar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate