Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka vizituar Komunën e Skënderajt dhe të Mitrovicës, pas vërshimeve të javës së kaluar, shkruan Gazeta Metro.
Ai tha se së bashku me nënkryetaren e kryeqytetit kanë dalë për të parë nga afër dëmet nga vërshimet.
Rama tha se kryeqendra kosovare bashkëndjen me rë gjithë qytetarët e vendeve të prekura.
Postimi i plotë:
Bashkë me Nënkryetaren e Kryeqytetit, Donjetën, vizituam dy nga qytetet më të prekura nga vërshimet, Skënderaj dhe Mitrovicën, për të parë nga afër gjendjen.
Kryeqyteti bashkëndjen me të gjithë qytetarët dhe jemi në mbështetje të plotë për çdo rast nevoje
Faleminderit Kryetarit të Komunës së Skënderajit, Fadil Nura për pritjen dhe urojmë që kjo situatë të tejkalohet me lehtësi#jemibashkë