12/23/2025 2:23:17 PM

Përmbajuni këtyre udhëzimeve që të kurseni deri në 15% nga fatura e energjisë elektrike vetëm nga bojleri

Duhet të lexoni

Ekspertët e KEDS-it deri tash kanë bërë një sërë llogaritjesh për shpenzim sa më racional të energjisë elektrike, kryesisht në ngrohje, si shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike.

Pas ngrohjes, bojleri llogaritet si shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike. Sipas ekspertëve në KEDS, bojleri, në shtëpitë tona, varësisht nga madhësia, lloji i tij, numri i anëtarëve të familjes dhe kohës sa qëndron i ndezur shpenzon prej 40-60% të faturës totale mujore gjatë sezonit të dimrit nëse këtu nuk e përfshijmë konsumin e energjisë elektrike për ngrohje.

Kësaj radhe, ata na sugjerojnë se si është e mundur të kursehen deri në 15% e faturës totale vetëm përmes menaxhimit të bojlerit.

Sipas përllogaritjeve të tyre, ne mund të kursejmë prej 80-100 kWh në muaj ose mesatarisht 13%-15% nga fatura totale nëse e ndezim bojlerin gjatë kohës së tarifës së lirë, e cila në dimër është nga ora 22:00-07:00, ndërsa gjatë verës nga ora 23:00-08:00, nëse e ulim temperaturën e termostatit në 55?-60?, dhe nëse e reduktojmë përdorimin e ujit të ngrohtë.

Mbi të gjitha, ekspertët në KEDS na sugjerojnë se bojleri shpenzon më pak rrymë kur kyçet sipas nevojës, sesa kur është vazhdimisht i kyçur.

T’u përmbahemi këtyre sugjerimeve në praktikë që të kursejmë në faturat tona dhe të mos e ngarkojmë rrjetin elektroenergjetik të Kosovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate