9/21/2025 1:38:19 AM

"Bloomberg": Putin po përgatit një sulm të ri ndaj Ukrainës në shkurt ose mars, planet për Perëndimin

Duhet të lexoni

Presidenti rus Vladimir Putin po planifikon një sulm të ri kundër Ukrainës në shkurt ose mars, sipas një raporti të detajuar nga Bloomberg. Në të njëjtën kohë, ai po përgatit vendin e tij për një konflikt me Perëndimin që pritet të zgjasë me vite.

Gati një vit pas pushtimit, Kremlini synon të dëshmojë se forcat e tij mund të rimarrin iniciativën pas muajsh humbjesh, duke ushtruar presion mbi Kievin dhe mbështetësit e tij për të rënë dakord për një lloj armëpushimi që do të ndihmonte Rusinë të kontrollonte territorin që zotëron tani, sipas zyrtarëve, këshilltarëve dhe të tjerëve të njohur me situatën.

Bloomberg thekson se edhe Putin nuk mund të mohojë dobësitë e ushtrisë që ai ka ndërtuar për dekada, pasi trupat e tij humbën më shumë se gjysmën e fitoreve të tyre fillestare në Ukrainë.

Dështimet e vazhdueshme kanë detyruar shumë në Kremlin të bëhen më realistë për ambiciet e tyre të menjëhershme, duke pranuar se edhe ruajtja e frontit ekzistues do të jetë një arritje.

Por vetë Putin mbetet i bindur se forcat më të mëdha dhe toleranca e Rusisë për viktimat,  tashmë në dhjetëra mijëra, më shumë se në çdo konflikt që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas vlerësimeve të SHBA dhe Europës  do ta lejojnë atë të mbizotërojë pavarësisht dështimeve të deritanishme.

Ofensiva e re mund të fillojë në shkurt ose mars. Komentet e tyre konfirmojnë paralajmërimet nga Ukraina dhe aleatët e saj se një ofensivë e re ruse po vjen dhe sugjerojnë se ajo mund të fillojë përpara se Kievi të marrë furnizimet me tanke amerikane dhe europiane të premtuara nga Uashingtoni, Berlini dhe qeveritë e tjera në Perëndim.

Vendosmëria e Putinit parashikon një tjetër përshkallëzim vdekjeprurës në luftën e tij, pasi Kievi gjithashtu përgatit një ofensivë të re të tij për të larguar forcat pushtuese, duke hedhur poshtë çdo armëpushim që lejon Rusinë të mbajë territorin ukrainas, raporton abcnews.al.

Lideri rus beson se nuk ka alternativë veçse të triumfojë në atë që ai e sheh si një konflikt ekzistencial me SHBA-në dhe aleatët e saj. Një raund i ri rekrutimi ka të ngjarë në pranverë, thanë ata, pasi ekonomia dhe shoqëria ruse po bëhen gjithnjë e më shumë në varësi të nevojave të luftës.

“Putin është i zhgënjyer me mënyrën se si po shkojnë gjërat, por ai nuk është gati të heqë dorë nga qëllimet e tij,” tha Tatyana Stanovaya, një eksperte e politikës.
Zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe europianë kanë frikë se konflikti së shpejti mund të shkojë në një betejë të stilit të Luftës së Parë Botërore, një skenar që mund të favorizojë Rusinë, falë popullsisë së saj më të madhe dhe industrisë ushtarake.

“Nëse asgjë nuk ndryshon, një luftë rrënimi si Lufta e Parë Botërore po afrohet, e cila mund të zgjasë për një kohë të gjatë, sepse të dyja palët besojnë se koha është në anën e tyre,” tha Andrei Kortunov, kreu i Këshillit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Rusisë, i krijuar nga Kremlini.

“Putini është i sigurt se ose Perëndimi ose Ukraina do të lodhen,” paralajmëroi ai./ Përktheu abcnews.al 

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate