9/22/2025 2:31:54 PM

“Pse po e mbroni kaq shumë”, Krasniqi përmes videos i bën Kurtit disa pyetje për Martin Berishajn

Duhet të lexoni

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është drejtuar kryeministrit Kurti me një varg pyetjesh se pse nuk po shkarkohet Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj pas dyshimeve për aferë financiare në Slloveni dhe lidhjes së tij me mafian energjetike serbe.

Krasniqi thotë se afera financiare për të cilën kanë raportuar mediat në Slloveni, ngre dyshime mbi Qeverinë e Kosovës.

“Kjo aferë e Martin Berishajt, e raportuar në media ndërkombëtare, ngre dyshime serioze për Qeverinë e Kosovës. Si mund të flitet për respektimin e shtetit të së drejtës, ndërkohë që përfaqësuesit më të lartë të shtetit tonë përfshihen në afera të tilla financiare dhe ata mbrohen nga krerët e shtetit?  Si e ndikon ky skandal imazhin e shtetit tonë, tani kur jemi në prag të liberalizimit të vizave dhe kur kemi aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian?”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së thotë se “qytetarët me të drejtë po pyesin dhe meritojnë të dinë se si  u bë që Berishaj për një ditë e mori nënshtetësinë e Kosovës e të nesërmen u emërua Ambasador në Kroaci, si e kaloi ai verifikimin e sigurisë nga institucionet përgjegjëse të vendit, si është e mundur që Qeveria po e mbron Berishajn me kaq besnikëri në vend se ta shkarkojë e ta sjellë në Kosovë për hetime serioze, çka di kryeministri për pohimet se milionat e Berishajt janë përdorur për fushata zgjedhore në Kosovë, si dhe a mori GEN-I, me degë në Serbi, kontrata në Kosovë si “shpërblim” në këmbim të parave që ia dha Berishajt”.

Krasniqi ka pasur edhe pyetje tjera ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai e pyet pse po e mbron ambasadorin Berishaj dhe pse po hesht para dyshimeve për përfshirje të tij në një skandal.

“Dhe më e rëndësishmja: Kryeministër, pse po heshtë për këtë skandal dhe pse po e mbron kaq shumë bashkëpunëtorin tënd të ngushtë, Ambasadorin Martin Berishaj? Ju keni premtuar se do ta luftoni korrupsionin, e tash ndodheni në mesin e një skandali rajonal të korrupsionit. Po vepron si një struc kryeministër, duke e zhytë kokën në rërë dhe duke pritë që ky problem disi do të kalojë. Por, këtë herë nuk do t’ia dalësh duke heshtur. Qytetarët po e kërkojnë të vërtetën dhe ata meritojnë ta dinë tregimin e plotë për aferën Martin Berishaj”, ka përfunduar Krasniqi.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate