12/22/2025 6:08:44 PM

Misteri i heqjes së urdhërarrestit ndaj Radojcicit, si e la të lirë Prokuroria Speciale e Kosovës kokën e krimit të Veriut

Duhet të lexoni

Milan Radojcic, nënkryetari i Listës Serbe, ndodhet në listën e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Emri i tij është i njohur në Kosovë si ‘kokë e krimit’ në Veri. Për Radojcicin ishte lëshuar urdhër-arrest, si i dyshuar për vrasjen e politikanit Oliver Ivanovic. Çuditërisht, ky urdhërarrest u hoq pas një viti, për ta kthyer nga arratia Radoicicin më pas, transmeton Gazeta Metro.


Prokurori i Speciales, Burim Çerkini refuzon të tregojë pse dhe si u hoq ky urdhërarrest.

Në korrik të vitit 2019 ishte lëshuar urdhër-arrest ndaj Milan Radojçiqit. Megjithatë në shkurt të vitit 2021 Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për tërheqjen e urdhër arrestit ndaj Milan Radoiçiç, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

E vetëm pak ditë pas revokimit të urdhërarrestit ndaj tij, nënkryetari i Listës Serbe ishte parë duke hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Burim Çerkini, që kishte kërkuar heqjen e urdhërarrestit ndaj Radojçiqit, refuzon të tregojë pse e ka bërë këtë.

“Nuk mund të jap prononcim”, tha prokurori special Çerkini për Gazetën Express.

Për politikanin serb ka pasur raportime për miqësinë me politikanë të njohur të Kosovës, si takimi i zhvilluar me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe shëtitja në jaht me Behgjet Pacollin.

Njëri nga udhëheqësit e serbëve të veriut të Kosovës Oliver Ivanoviq, lider i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), ishte vrarë me armë zjarri në janar të vitit 2018 para zyrës së tij në veri të Mitrovicës nga një veturë në lëvizje.

Në mesin e të dyshuarve për këtë vrasje ishte Radojçiqi, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest. Ai ka qëndruar në arrati, deri pak pasi iu revokua urdhërarresti. Në mars të këtij viti, u raportua se Radojçiq është parë brenda territorit të Kosovës.

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të ShBA-së ka targetuar 16 individë nga 24 entitete në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe një grup serbësh nga Kosova, të njohur si kokat e krimit. Veprimi i SHBA-së u përshëndet nga kryeministri Albin Kurti, i cili paralajmëroi se me të sanksionuarit do të merret edhe drejtësia e Kosovës.

Lidhur me këtë sanksionim nuk është deklaruar akoma Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës. Organët e rendit nuk i kanë kthyer përgjigje Gazetës Express nëse ky grup serbësh do të hetohet dhe nëse informacionet e marra nga SHBA do të rezultojnë me arrestime në Kosovë.

Por, sipas avokatit Arbër Jashari saksionimi i këtyre personave është indikacion i mjaftueshëm që Prokuroria e Shtetit t’i nisë hetimet ndaj tyre dhe bizneseve që udhëhiqen nga ta.

“Sanksionimi i personave të caktuar nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është indikacion i mjaftueshme për Prokurorinë e Shtetit, që të filloj hetimet për ata persona ose kompanitë e tyre. Kjo kur dihet, se ky sanksionim, vjen nga një institucion kredibi(Departamenti i Thesarit), i një shteti të fuqishëm(SHBA), me demokraci të zhvilluar, dhe si i tillë, është i mbështetur në informata të verifikuara. I takon Prokurorisë së Republikës së Kosovës, qe për veprat penale, të cilat mund të jenë kryer në Kosovë, të zhvilloj hetime, e pse jo edhe të propozoj ngrirjen e aseteve, ose konfiskimin e pasurisë  për persona të caktuara”, u shpreh avokati Jashari 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate