9/21/2025 8:37:40 AM

Kurti aludon se Kosovës po i kërkohet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën deri në orët e vona ka darkuar me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak i cili u rikthye për të dytën herë në Prishtinë meqë në takimin e fundit ishte ndarë i pakënaqur me Kurtin.


Pas këtij takimi, më një njoftim të publikuar pas mesnatës, Lajcak ka treguar për bisedën që ka pasur me Kurtin në darkën ku i pranishëm ka qenë edhe kryengociatori Besnik Bislimi dhe ka thënë se ishin pajtuar që të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen. Kjo u interpretua se Kurti i kishte dhënë një “po” Lajçakut për çështjen e Asociacionit.

Për këtë temë kreu i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe sot para gazetarëve, duke lënë të kuptohet se Kosovës po i kërkohet themelimi i një Asociacioni një-etnik e që një gjë e tillë nënkupton se Kosovës po i kërkohet ta ndryshojë Kushtetutën.

Kurti ka thënë se se para 15 viteve ishte kërkuar që Kosova ta shpallte pavarësinë si shtet multi-etnik, derisa tashmë po kërkojnë themelimin e një Asociacioni një etnik.

Lideri i LVV-së ka thënë se një gjë të tillë nuk e duron Kushtetuta e Kosovës.

“Nuk e duron kushtetutshmëria e Republikës së Kosovës asociacionin një etik.Të gjithë serbët në Kosovë duhet të jenë dhe do të jenë të mbrojtur, t’i kenë shanset për zhvillim e për mirëqenie, t’i kenë të drejtat e garantuara me ligj dhe me kushtetutë, mirëpo asociacionet e komunave që janë njësi territoriale, jo vetëm administrative, mbi baza etnike nuk duron kjo kushtetutë.Ata që kërkojnë asociacion një etnik, ata kërkojnë ndryshim të kushtetutës së Kosovës e unë besoj që për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë duhet të ndryshohet kushtetuta e Serbisë”, ka thënë Kurti.

Miroslav Lajçak gjatë një vizite në Beograd me 15 tetor 2020 kishte thënë se për procese të mëdha është e logjikshme që duhet të ndryshojë Kushtetuta. Emisari sllovak kishte thënë se Kushtetuta s’është Bibël.

“Qëndrimi ynë është se ne jemi duke negociuar aq procese serioze që është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta..Për këtë askush nuk më tha që kjo është e pamundur. Do të thotë, Kushtetuta nuk është Bibël dhe nëse merrem vesh për çështje serioze, normale është, ajo do të duhet të reflektohet edhe në Kushtetutë” kishte deklaruar Lajçak.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate