9/21/2025 2:05:50 AM

Arrestohet aktivisti i PDK’së pasi hodhi dinarë drejt ambasadorit Berishaj

Duhet të lexoni

Aktivistët e Rinisë Demokratike të Kosovës kanë mbuluar me dinarë të printuar të Serbisë, ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, në shenjë proteste për aferën e madhe financiare që dyshohet se përfshinë edhe tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd.


Siç raportohet ambasadori Martin Berishaj është paguar miliona euro nga GEN-I i Serbisë, para këto të cilat janë tërhequr dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar.

E pas këtij aksioni, Policia e Kosovës ka arrestuar një prej aktivistëve të PDK-së.

Postimi i plotë:

 

Nuk arrestohet Martini, arrestohet Miloti!

Sot, aktivistët e Rinisë Demokratike të Kosovës kanë mbuluar me dinarë të printuar të Serbisë ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, në shenjë proteste për aferën e madhe financiare që është përfshirë dhe tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd.

Ambasadori Martin Berishaj është paguar miliona euro nga GEN-I i Serbisë, para të cilat janë tërhequr dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Është e papranueshme dhe e pafalshme mbrojtja që po i bëhet ambasadorit Berishaj nga Kryeministri Kurti, transmeton lajmi.net

 

Ambasadori me aktakuzë Martin Berishaj nuk mund të jetë përfaqësues i denjë i Republikës së Kosovës në Kroaci, përkundrazi, sa të vazhdojë të jetë në detyrë ai do të dëmtojë seriozisht imazhin e Kosovës.

Në Prishtinë ai duhet të vijë vetëm për t’u ballafaquar me drejtësinë dhe të jap llogari për skandalin në të cilin është përfshirë.

 

E vërteta nuk do të mund të fshihet, përkundër mbrojtjes së pakuptueshme dhe të dyshimtë që po i bëhet, sado e madhe të jetë piramida e këtij skandali.

Njëkohësisht, duke dënuar trajtimin jo demokratik dhe në kundërshtim me lirinë e shprehjes të Policisë gjatë arrestimit të aktivistit tonë Milot Krasniqi, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij!

 

Sot është arrestuar personi i gabuar!.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate