9/20/2025 1:41:00 AM

Serbët e Kroacisë marrin thirrje për mobilizim në rast lufte në Kosovë

Duhet të lexoni

Marijan Pavlicek, anëtar i sovranistëve kroatë në Saborin Kroat, tha të mërkurën se nga tetori 2022, shumë qytetarë kroatë, të cilët janë edhe shtetas të Serbisë, po marrin thirrje për rekrutim në lidhje me mobilizimin e mundshëm të ushtrisë serbe në rast të një lufte në Kosovë. 

Në mesin e atyre që kanë marrë thirrje për mobilizim janë punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, policë Kroatë.

“Me sa dimë, të paktën 15 policë kroatë nga administratat policore të Osijek-Baranjës dhe Vukovar-Srijem morën thirrje, për shkak se kanë dy shtetësi, të raportojnë në Mitrovicën e veriut”, tha Pavlicek në emër të Klubit të Sovranëve Kroatë në fjalë të lirë në Kuvend.

Ai tregon se kanë informacione se një polic kroat i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe ka kontaktuar ushtrinë serbe dhe ka marrë udhëzime se si të sillet në rast mobilizimi. Pavlicek paralajmëroi se ishte një shkelje e sigurisë.

“Donin ta mbulojnë këtë rast. Publiku kroat nuk u informua nga administrata e policisë. Udhëheqja e SDSS-së u përfshi për të mbuluar këtë rast, pasi ka të bëjë me një pjesëtar të pakicës serbe nga rrethina e afërt e Vinkovcit, tha Pavlicek. Ai ka kujtuar se ky person është suspenduar nga detyra dhe se janë duke u zhvilluar procedura disiplinore”.

Ai ka thënë se ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozinoviq dhe ai i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grliq Radman, nuk e kanë komentuar rastin dhe se është dashur t’i dërgojnë një notë proteste Serbisë.

Pavlicek gjithashtu vuri në dukje se Kroacia ka tre muaj që nuk ka një shef të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake (VSOA) dhe se vendi ka dështime në të gjitha nivelet e sigurisë. .oslobodjenje.ba

MM

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate